Arkiv-Lajme
Kur aventurat politike marrin miratim "nga sipër"
Republikanët amerikanë, një pjesë e tyre, në fakt, dallohen për një vokacion të fortë religjioz, e ndër ta ka ca të tjerë që, në një mënyrë a në një tjetër, pretendojnë të kenë patur një komunikim të privilegjuar me Atë atje lart. Njëri syresh është Herman Cain, kandidati republikan për postin e Presidentit të SHBA-ve, i cili kohët e fundit e ka parë veten ‘të kryqëzuar’ për ca bëma me sfond seksual. Ky i ka thënë gazetës National Journal, se “Zoti më bindi mua t’i futesha kësaj pune”.
Herman Cain: Ishte Zoti që më bindi të futesha në garën presidenciale
Republikanët amerikanë, një pjesë e tyre, në fakt, dallohen për një vokacion të fortë religjioz, e ndër ta ka ca të tjerë që, në një mënyrë a në një tjetër, pretendojnë të kenë patur një komunikim të privilegjuar me Atë atje lart. Njëri syresh është Herman Cain, kandidati republikan për postin e Presidentit të SHBA-ve, i cili kohët e fundit e ka parë veten ‘të kryqëzuar’ për ca bëma me sfond seksual. Ky i ka thënë gazetës National Journal, se “Zoti më bindi mua t’i futesha kësaj pune”.
Partia e Topit para se t’i mbarojë mandati. Në krye një Triumvirat
Shqiptarja.com, një gazetë e sapodalë, e themeluar nga ‘shtabi” i vjetër i Gazetës Shqiptare, ka hedhur sot në opinion edhe skemën e formimit të partisë së re të Presidentit Topi. Sipas Shqiptares.com partia do të krijohet para se Pesidentit t’i përfundojë mandati, dhe meqë nuk ia lejon kushtetuta, në krye të formacionit të ri politik do të vihet një Komision Nismëtar përbërë nga mbështetës të Topit.
Mund të vendoset rendi në qarkullimin rrugor me gjoba?
Ka një pamje që ta kapin sytë lehtësisht në rrugët e Tiranës. Janë policët me blloqe në dorë, që ndalen pranë makinave të parkuara gabim (janë me mijra të tilla, dhe s’e kanë nga qejfi; e kanë nga halli), plotësojnë fletën e gjobës, dhe e ngjisin mbi xhamin e makinës që kanë kapur në kundravajtje. Njerëzit e policisë po e shesin si fushatë, por ushtria e policëve në rrugë nuk ka lidhje me asnjë fushatë, s’ka gjë se kanë zënë të shpërndajnë ca fletushka sensibilizimi. Fushata zgjat pak, disa ditë, e shumta disa javë, ndërsa policët u bë disa vjet që vinë vërdallë me blloqe në dorë.
Putini po mendon mbi “demokratizimin” e Rusisë
Gjatë një takimi me gazetarë e akademikë të huaj, teksa po i thuhej në sy se “pushteti në Rusi është shumë i centralizuar, se 80% e dekreteve të Presidentit Dmitri Medvedev injorohen, ose zbatohen pjesërisht, nga rajonet, dhe se askush nuk ka besim tek struktura e pushtetit që ai vetë ka krijuar”, kryeministri dhe kandidati presidencial Vladimir Putin i befasoi të gjithë me atë që tha. “Jam dakord me ju. Jam dakord me gjithçka ju thatë”.
Ylli Ziçishti: Jemi më keq se në vitin 1997
Shefi i urgjencës kirurgjikale në QSUT, Ylli Ziçishti, ka dhënë një intervistë për gazetën shqiptarja.com, nga e cila del në shesh mjerimi i spitaleve publike. Nuk është një gjë që s’dihet, por këtë herë pranohet nga një mjek. Madje, duhet thënë se dhe zoti Ziçishti i thotë gjërat në mënyrë të ndrojtur (në stilin e të gjithë mjekëve, të cilëve nuk para ua ka qejfi të ngrenë zërin faqe botës për problemet e tyre), gjë që duket tek shprehjet “jo se s’kemi gjë, por …”, “në urgjencë ka gjithmonë furnizime, por …”, etj.
Në librin “Kurban”, Rama lë një dritare hapur për riafrim me Metën
Pasi në faqet 69-70 të librit “Kurban” jep një opinion tejet negativ për Ilir Metën, Edi Rama, në faqen 71, hap një dritare për një rishikim të këtij opinioni në të ardhmen. Shkruan Rama: “Sidoqoftë, e gjitha kjo është një pamje e krijuar në vite, nga afër e larg, nga brenda e jashtë, si bashkëpuntor e kundërshtar, që, ashtu siç nuk është e thënë të jetë më shumë sesa një e vërtetë thjesht e imja, s’është as e thënë të mbetet e vërteta ime e fundit për Ilir Metën.
Panairi i Librit, parë nga stenda e harruar e leximeve të dikurshme
Ka një stendë në Panairin e Librit, diku në nivelin e dytë, në pjesën që lidh katet dhe jo në sallat e mëdha, shkurt në një kthinë, e cila megjithatë të tërheq me përzinë e saj: është stenda e botimeve të vjetra. Janë botime të ‘8 nëntorit’ apo ‘Naim Frashërit’; i dallon nga formati dhe ngjyrat e kursyera të kapakëve, se i përkasin asaj kohës tjetër kur libri ishte e vetmja dritare për tek bota. Ja për shembull ‘Eskili në prozë’, një libër që i përthyente figurat komplekse të zotave grekë për sytë e pastërvitur të lexuesve fillestarë.
Ideja e BE, Kosova e Serbia menaxhim të përbashkët të kufijve
E përditshmja kosovare ‘Express’ shkruan sot se zv/kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka pranuar se Bashkimi Europian ka hedhur idenë e një menaxhimi të përbashkët e të integruar të gjithë kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë. ‘Express’ duke iu referuar një interviste të Tahirit për të përditshmen tjetër “Epoka e Re” ka thënë se pala kosovare i ka thënë ‘po’ parimisht këtij modeli. Tahiri ka shtuar se delegacioni i Kosovës ka kërkuar nga BE-ja t’i bëjë presion Beogradit, që deri më 20 nëntor t’i respektojë marrëveshjet e arritura dhe t’i kthehet dialogut.
Po ikën. “Ç’do bëjë bota” pa të?
Dorëheqja e Silvio Berlusconi-t (është premtuar, por praktikisht nuk ka ndodhur ende; do ndodhë, sidoqoftë) është komentuar në të gjithë botën, jo vetëm në momentet e para pas daljes së lajmit, por edhe këto ditë kur situata është ftohur. Gazetat e revistat më prestigjioze të botës e kanë patur në faqe të parë, dhe kryelajm. Ndër to bien në sy revista britanike the Economist dhe ajo amerikane Time.