Partia e Topit para se t’i mbarojë mandati. Në krye një Triumvirat

Shqiptarja.com, një gazetë e sapodalë, e themeluar nga ‘shtabi” i vjetër i Gazetës Shqiptare, ka hedhur sot në opinion edhe skemën e formimit të partisë së re të Presidentit Topi. Sipas Shqiptares.com partia do të krijohet para se Pesidentit t’i përfundojë mandati, dhe meqë nuk ia lejon kushtetuta, në krye të formacionit të ri politik do të vihet një Komision Nismëtar përbërë nga mbështetës të Topit. Komisioni, vazhdon logjika e Shqiptares.com do ta udhëheqë partinë deri në kongresin e saj që përkon edhe me largimin e Topit nga Presidenca. Komisioni do të jetë një triumvirat, vazhdon e përditëshmja dhe ata do të ngrenë të gjitha strukturat provizore drejtuese për funksioniomin e partisë bashkë me seksionet dhe grup- seksionet. Gazeta pranon se formimit të këtyre seksioneve i ka shërbyer edhe turi i Presidentit nëpër rrethe dhe ngritja e këtyre strukturave do të fillojë shumë shpejt, sapo të bëhet shpallja e partisë së re.
H.B.
Comments
partia e re do te jete nje

partia e re do te jete nje deshtim i rradhes i atyre qe mendojne se partia behet me televizor dhe gazeta,apo duke ndenjur ne rogner dhe duke u marre me thashetheme

Eshte e vertete,nuk eshte se

Eshte e vertete,nuk eshte se ne kemi nevoje per nje parti te re,qofte kjo edhe e presidentit!

Ne kemi nevoje per nje mendim te ri ,per nje levizje te re te studenteve dhe te inteligjences,jo me te tradhetuar,por te ndihmuar e te mbeshtetur nga forcat levizese te shoqerise te shtyra nga motive social-ekonomike,etiko-religjioze dhe istitucionale.Nje koalicion i te gjitheve drejtuar kunder pushtetit dogmatik dhe intollerant te nje njeriu te vetem ,edhe pse opozita pretendon se ai nuk ka rival.

Ne vitin 1991 njerezit e pranuan ndryshimin,jo per t'u çveshur nga te drejtat e tyre natyrale,por per t'i garantuar ato me mire.

Shoqeria civile ,pra eshte ajo,ku nje grup individesh (populli),per te garantuar me mire te drejtat e tyre natyrale,bjen dakord me miratimin e te gjitheve per t'u vendosur ne shoqeri te gjitha pushtetet origjinale,per te garantuar me mire te drejtat individuale.Pra nepermjet konsensusit,pelqimit,miratimit te pergjithshem.

Ne themel te nje qeverie civile eshte konsensusi bashkshoqeror." Ky dhe vetem ky (konsensusi) mund t'i jap fillim çdo lloj qeverie legale ne bote."Jon Locke.

Jemi bere valle aq te marre sa te kerkojme kompensim per demet e krijuara nga ujqerit dhe dhelprat,dhe te jemi te kenaqur nese perpihemi nga luani?

Sovrani eshte populli,dhe Gjykatat ushtrojne ligjerishte pushtetin e tyre duke kenaqur kerkesat (ne perputhje) e te mires se perbashket.Prej ketu rrjedh e drejta e ngritjes ne proteste,kur organet e deleguara te shtetit tradhetojne arsyet qe jane ne themel te paktit origjinal,sepse eshte kunder logjikes qe ndividet te vene ne duarte e shoqerise nje fuqi me te madhe nga ajo qe kishin ne gjendjen natyrale.Pushteti nuk mund te kete fuqi qe cenojne te drejtat individuale.

Individi ja leshoje te drejtat e tij natyrale ligjit , u çvesh nga ato,per t'u qeverisur nga ligjet dhe sepse,sipas ligjeve,duhet te sigurohet drejtesia.

Shteti eshte garanti i lirise,i mbrojtjes se shoqerise dhe te prones private;nese shkel nje nga keto te drejta,populli mund te terheq mandatin e tij,dhe te rimarri sovranitetin e tij origjinal.

Jon Locke thote: " Ekziston nje gur krahasimi per te gjetur te verteten,per te dalluar opinionin nga e verteta,genjeshtren nga e verteta,dhe ky gur eshte arsyeja.Ne qofte se nuk e perdorim kete gur,arsyen,ose ky gur eshte demtuar nga paragjykimet ose jemi te mbushur plot nga krenaria qe na ka verbuar dhe e ka mbyllur shpirtin tone."

Add new comment