Arkiv-Lajme

Maks Velo: Agolli duhet të kërkojë falje; Buzën do doja ta shihja në burg

Postuar në 10 Nëntor, 2011 04:02

Maks Velo i përgjigjet Kujtim Buzës me një intervistë të dhënë në të njëjtën gazetë, shqiptarja.com. Intervista është e shoqëruar nga një foto e Enver Hoxhës mes shkrimtarëve e artistëve në daljen e parë të diktatorit pas vdekjes së Mehmet Shehut. “Lidhja ishte një farë kazani, ku ai lante duart pas çdo mëkati”, thotë Velo.

Politikanët grekë janë duke bërë figurë të keqe

Postuar në 09 Nëntor, 2011 16:59

U bënë tri ditë, dhe në Athinë ende nuk kanë arritur të bien dakord lidhur me emrin e kreut të qeverisë pas dorëheqjes së Papandreut. Tregjet janë duke vibruar në pritje, BE-ja e FMN-ja po presin një përgjigje për ofertën e tyre, të cilën e kanë lidhur me një numër reformash që duhen kryer sa më shpejt të jetë e mundur. Ka pasur një takim sot në mbrëmje mes presidentit Karolos Papulias dhe krerëve të Pasok-ut, të ‘Nea Dimocratia’-s e të Laos-it (një parti e së djathtës), respektivisht Jorgos Papandreut, Antonis Samarasit e Jorgos Karazaferis, por ka qenë një dështim i plotë.

Debati mbi standardin nuk di të ndalet në Prishtinë

Postuar në 09 Nëntor, 2011 11:05

Debati mbi standardin e gjuhës shqipe hapet rrallë në Tiranë, por në Prishtinë është një temë prore e hapur. Aty i gjen të gjitha llojet e qëndrimit ndaj standardit. Ka mbrojtës të flaktë të tij, ka të tjerë që e refuzojnë pa një, pa dy, por ka dhe të tjerë që kërkojnë ndryshime të kujdesshme të standardit, në mënyrë që kosovarët ta ndjejnë më të afërt këtë të fundit.

Riemërimi i kollajtë i Fullanit

Postuar në 09 Nëntor, 2011 08:15

Pritej një përplasje e re midis Presidentit e maxhorancës me rastin e emërimit të guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë. Por asgjë e tillë nuk ndodhi. Maxhoranca propozoi Ardian Fullanin, dhe Presidenti e dekretoi pa u menduar dy herë, duke dhënë përshtypjen se gjëja ka qenë e kopsitur. Por nuk ka gjasa që të jetë kështu. Duhet besuar se Presidenti ka dashur t’i bindë të gjithë se nuk është ai burimi i sherrit, dhe se është maxhoranca që i kundërvihet atij, e jo ai maxhorancës.

Ambasadorja britanike: Presidenti i ri shqiptar mund të mos jetë politikan - rëndësi ka të jetë konsensual

Postuar në 09 Nëntor, 2011 08:08

Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Fiona Mcllwham, ka deklaruar në një intervistë për gazetën “Shqip” se nuk ka asnjë rregull që thotë se Presidenti duhet të vijë nga politika. Ja e plotë përgjigjia e saj ndaj pyetjes së gazetarit të “Shqip”-it rreth zgjedhjes së Presidentit të Republikës në vitin 2012:

Stefano Sannino në Tiranë: Do të gjejë çfarë ka lënë

Postuar në 09 Nëntor, 2011 05:50

Sot mbërrin në Tiranë Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Evropian, Stefano Sannino. Nuk kanë kaluar ende as tri javë nga vizita e fundit e tij në Shqipëri (e pabujshme dhe larg kamerave), në të cilën ai pati takime me të gjithë aktorët politikë e publikë. Tani vjen për herë të dytë, me sa duket, për të matur evolucionin e gjërave qysh nga ai moment, dhe për të nxitur më tej një frymë dialogu e komunikimi mes palëve politike.

Scoop i shqiptares.com: zgjedhje të parakohshme për të bllokuar efektin ‘Topi’

Postuar në 09 Nëntor, 2011 04:35

Gazeta më e re në treg, shqiptarja.com, nuk e ka mbushur ende javën, por ka filluar të bjerë në sy për stilin e scoop-eve. Scoop-i më i fortë është ai i sotmi. Në një artikull të shkruar nga Anila Basha, kryeredaktore e kësaj gazete, flitet lidhur me një skenar sekret të PD-së për të organizuar zgjedhje të parakohshme, në mënyrë që t’mos i lihet kohë Bamir Topit ta krijojë e ta organizojë partinë që tanimë e ka paralajmëruar. Sipas shkrimit në fjalë, PD-ka ka filluar të bëjë sondazhe, dhe të dhënat që dalin prej tyre janë dramatike.

Spahiu: Barazlargësi ndaj Berishës, Topit e Ramës. Dy fjalë edhe për Portugalinë, Shqipërinë e Kosovën

Postuar në 09 Nëntor, 2011 03:05

Në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në NEWS 24, Kreshnik Spahiu, udhëheqësi faktik i Aleancës Kuqezi (AK), deklaroi se nuk i shërben asnjë partie politike, as pozitës, as Presidentit dhe as opozitës. “Sot e kësaj dite mund të thuhet gjithçka për ne, por askush nuk mund të thotë për një lidhje, ndjesi apo praktika të ngjashme në lidhje me AK, në raport me Bamir Topin dhe Edi Ramën. Qëndrimi ynë ka qenë aq kritik me Berishën, sa dhe me Topin e Ramën”, - u shpreh Spahiu.

Në cilat vende ia vlen të jesh nënë dhe fëmijë? Po Shqipëria si është?

Postuar në 08 Nëntor, 2011 14:52

Organizata Save the Children ka publikuar raportin e vet Mothers' Index Rankings për vitin 2011, ku jepet, siç tregon dhe titulli në anglisht i raportit, një klasifikim i vendeve mbi bazën e kushteve të krijuara në favor të nënave, grave e të fëmijëve. Shkurt, ky raport tregon se në cilin vend ia vlen të jesh nënë, grua e fëmijë. Tabela e klasifikimit ndahet në tri pjesë: 1. lista e vendeve më të zhvilluara, në të cilin kanë futur dhe gjithë Ballkanin, përfshirë Shqipërinë (nuk kuptohet pse Kosova nuk figuron si shtet më vete në këtë studim); 2. Lista e vendeve më pak të zhvilluara; dhe 3.

Teoria e PD-së: Partia e Topit do t’i marrë votat majtas

Postuar në 08 Nëntor, 2011 12:46

Me anë të Jemin Gjanës, në një intervistë për ‘Gazetën Shqiptare’, PD-ja ka hedhur për konsum në opinion idenë se Partia e re e Topit, që pritet të formohet pas përfundimit të mandatit presidencial, do të marrë vota majtas. Sipas Gjanës, ish-ministër dhe aktualisht deputet, partia e re e Topit nuk mund t’i bëjë karshillëk PD-së dhe as t’i heqë vota asaj. Duke kujtuar historinë politike të 21 viteve post-komunizëm, Gjana është ndaluar edhe te ikjet e rikthimet në Partinë Demokratike.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme