Stefano Sannino në Tiranë: Do të gjejë çfarë ka lënë

Postuar në 09 Nëntor, 2011 05:50

Sot mbërrin në Tiranë Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Evropian, Stefano Sannino. Nuk kanë kaluar ende as tri javë nga vizita e fundit e tij në Shqipëri (e pabujshme dhe larg kamerave), në të cilën ai pati takime me të gjithë aktorët politikë e publikë. Tani vjen për herë të dytë, me sa duket, për të matur evolucionin e gjërave qysh nga ai moment, dhe për të nxitur më tej një frymë dialogu e komunikimi mes palëve politike.

Ndërkohë situata politike në Shqipëri është e qetë, por e amullt. Me fjalë të tjera, mungon antagonizmi i fortë, por mungon dhe eficienca. Me fjalë edhe më të varfëra, nuk ka sherre, por ka një pajtim me logjikën “rri të rrimë”. Asnjë hap më shumë nuk është bërë gjatë muajit të fundit. Opozita deklaroi para dy ditësh se do të bëjë çmos ta lërë pa alibi maxhorancën, dhe do bëjë ofertën e re për të miratuar së bashku ligjet me 3/5 e votave, por kjo ofertë është e pashpjeguar në detaje prej autorëve të saj.

Stefano Sannino pritet të këmbëngulë më së shumti që të ulë palët në negociata për reformën zgjedhore e për atë parlamentare.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.