Arkiv-Lajme
Tani po bëhen të gjallë për Erzenin; por jo qeveria
Ka disa vjet që denoncohet nga shtypi ajo që ndodh në lumin Erzen, ku çdo ditë ka pasur eskavatorë e ruspa të kompanive private që punojnë e nxjerrin zhavor pa pasur leje të shfrytëzimit të lumit. U tha para disa ditësh nga Top-channel-i, se ka një ndërprerje të kësaj masakre, dhe me sa duket dikush ka dhënë një urdhër. Kaq është dashur. Një urdhër. Nuk u mor vesh se nga erdhi e pse vonoi kaq shumë ky urdhër që, sipas dyshimeve të Top-channel-it, mund të jetë, prapëseprapë, me efekt të përkohshëm. Ashtu si nuk është marrë vesh pse askush nuk i ka dhënë përgjigje këtij shqetësimi publik.
Giulio Tremonti shpërthen: Silvio, është koha të ikësh!
Ministri i Financave të Italisë, Giulio Tremonti, është ndoshta i vetmi njeri brenda maxhorancës, me të cilin Berlusconi matet mirë kur flet. Ka shumë që mendojnë se pa të, Berlusconi mund ta kish hedhur Italinë në greminën e krizës shumë më herët. Ka qenë Tremonti pra që ka mbajtur mirë të lidhur qesen e parave, dhe nuk ka lëshuar pe në asnjë rast përballë presioneve që i kanë ardhur nga të gjitha anët për rritjen e shpenzimeve. As përballë presioneve të Berlusconi-t.
Çeku: Kosova afër formimit të ushtrisë dhe anëtarësimit në NATO
Kosova është afër formimit të ushtrisë së saj dhe anëtarësimit në NATO. Deklaratën, sipas Kosovapress, e ka bërë ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, në një takim rajonal të Ministrave të Mbrojtjes që ka mbyllur sot ditën e parë të punimeve në Pejë. Ministri Çeku vlerësoi se me angazhimet e deritanishme, Kosova është një hap më afër formimit të ushtrisë dhe integrimeve euroatlantike. Ministrat e mbrojtjes nga vendet e rajonit, përjashtuar Serbinë, janë mbledhur në Pejë në një konferencë të organizuar nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
‘Shqipëria’ e Ben Blushit mbledh socialistët në Sheraton
Ben Blushi ka promovuar romanin e tretë me titull ‘Shqipëria’ në hotel Sheraton në praninë e përfaqësuesve të politikës, medias e kulturës. Në ceremoninë e promovimit ku kanë folur botuesi Henri Cili, shkrimtarja Diana Çuli dhe vetë autori, nuk kanë munguar as krerët e lartë socialistë Edi Rama, Gramoz Ruçi, por as anëtarët e të ashtuquajturës ‘Lëvizje për Mendim Ndryshe’ si Andis Harasani e të tjerë. Rama ka preferuar shoqërinë e Ilir Beqjes e Blendi Klosit ndërkohë që kur ka hyrë në sallë ka preferuar të mbajë telefonin në vesh si për të shmangur ndonjë takim të pavolitshëm.
Presidenti: Dje humbën qytetarët, dhe fituan njerëzit e lidhur me pushtetin
Ligji mbi importimin e plehrave është miratuar dje nga parlamenti shqiptar, me votën e deputetëve vuvë të maxhorancës (vetëm Gamend Oketa doli kundër) dhe nën dirigjimin e një kryeministri të eksituar si rrallë ndonjë herë tjetër. Por për atë ligj do flitet gjatë; ndërkohë duhet shpresuar që të jetë sa më jetëshkurtër e me impakt minimal për aq kohë sa do jetë në fuqi.
A do kemi ndonjëherë shtet?
Në shëtitoren kryesore të qytetit të Rrëshenit, mú në qendër, hajdutët e natës janë ndjerë si në shtëpinë e tyre. Kanë thyer njëri pas tjetrit tre lokale të bisnezeve të ndryshme, dhe pa u hyrë asnjë gjëmb në këmbë kanë filluar çmontimin nga muret të plot 10 televizorëve plazma. Më pas, pa u shqetësuar nga askush kanë ngarkuar mallin në mjetet e tyre dhe janë larguar qetësisht, pa i prishur gjumin as policisë së shtetit.
Papandreu është i gatshëm të tërhiqet nga posti i kryeministrit
Në summit-in e G20-s është ushtruar presion i fortë mbi kryeministrin grek, gjë që bëri që ky i fundit të bëjë një prapakthehu lidhur me vendimin e tij për ta vulosur në një referendum popullor miratimin e marrëveshjes së ndihmës së akorduar nga BE-FMN. Por presioni nuk është ndalur këtu.
Jetojmë në Tir-shtinë
Për cilin qytet flitet më poshtë? Duket sikur është fjala për Tiranën, por në fakt është për Prishtinën. Është një fragment i marrë nga një editorial i së përditshmes së Prishtinës Kosova Sot. Po bëhemi një në çdo pikëpamje. Po fole për Prishtinën ke folur dhe për Tiranën. Po fole për Kosovën ke folur dhe për Shqipërinë:
Oketa: në PD bëjnë hair ish-anëtarët e PPSH-së
Deputeti i PD-së Gazmend Oketa ka rritur cilësinë e opozitës që ka bërë herë pas here brenda maxhorancës. Deri më tani ai është dalluar për kritika të rrumbullakosura e të kujdesshme në adresë të leadership-it të partisë së vet, të cilat në asnjë rast nuk ishin përkthyer në gjeste, qëndrime, votë kundër, etj. Një gjë të tillë e bëri dje. Votoi në favor të kandidaturës presidenciale për postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Sali Shehut, dhe nuk iu bashkua grupit parlamentar ku bën pjesë në votimin kundër dekretit të Presidentit mbi ligjin e mbetjeve urbane.
Dy premtime të guximshme të PS-së
Deri dje, kur u bë publik i plotë draft-programi i PS-së, është diskutuar gjerë në media vetëm për propozimin e saj për një taksim progresiv të konsumit dhe të ardhurave (ulje e TVSH-së për produkte e shërbime jetike, dhe tatim mbi të ardhurat sipas parimit “Kush fiton më shumë, paguan më shumë”). Me bërjen publik të programit, katër anëtarë të Asamblesë Socialiste, Ethem Ruka, Arben Malaj, Bashkim Fino dhe Erion Veliaj diskutuan në Top Story të Sokol Ballës rreth propozimeve të tjera të programit të PS-së.