Presidenti: Dje humbën qytetarët, dhe fituan njerëzit e lidhur me pushtetin

Postuar në 04 Nëntor, 2011 08:31

Ligji mbi importimin e plehrave është miratuar dje nga parlamenti shqiptar, me votën e deputetëve vuvë të maxhorancës (vetëm Gamend Oketa doli kundër) dhe nën dirigjimin e një kryeministri të eksituar si rrallë ndonjë herë tjetër. Por për atë ligj do flitet gjatë; ndërkohë duhet shpresuar që të jetë sa më jetëshkurtër e me impakt minimal për aq kohë sa do jetë në fuqi.

Siç pritej, një ditë më pas nuk kanë munguar reagimet. Në fillim ka qenë Presidenti i Republikës, i cili nuk e ka fshehur dëshpërimin. Mes rreshtave të asaj që tha (por edhe tek vetë rreshtat) lexohej një alarm i pazakontë presidencial: “Mund të them se ndjej keqardhje për kalimin e ligjit të importit të mbetjeve. Tashmë importi është një çështje e qytetarëve dhe jo e politikanëve. Interesi i qytetarëve duhej vënë para atyre që përfitojnë nga ky ligj”. Siç shihet nga fraza e fundit, Presidenti është i sigurtë që në themel të miratimit të këtij ligji janë interesa të ndyrë okultë (për të ndoshta s’janë okultë).

Pas tij erdhi një prononcim i Edi Ramës: “Sot Shqipëria është si një shtëpi që ka hapur derën për të mbledhur plehrat e komshinjve. Nesër do jetë shumë vonë!” Jozefina Topalli ka rast të kërkojë një tradhëti tjetër tek kjo përkitje në kohë mes qëndrimit të Presidentit e atij të leader-it të opozitës.

M.N.

Comments

Submitted by Altin (not verified) on

Mund edhe te ksihte nje foto nga Shqiepria me plehra nuk eshte se mungojne. Apo jane qellimisht plehrat e Napolit?

Submitted by fan noli (not verified) on

Cohuni o Milet dhe Bjerini atij Rrugaci. Cohuni sa s'eshte vone ! Cohuni dhe terhiqeni zvarre ate Plehere  ! Cohuni dhe Terhiqeni zvarre ate  Kadaf te Shqiperise ! Cohuni dhe bjerini atij njeriu te eger ! Cohuni dhe bjerini atij Maloku te Trashe qe ka tash dhe 20 vjet qe ia mori Shpirtin dhe Erezin atij vendi !

Submitted by andon (not verified) on

po mos ishte per gazeten Shekulli, as qe kishte per tu ndjere njeri fare.. Por edhe kaq sa bejne eshte shume pak. Presidenti lideri i opozites dhe mediat (nese ka ende te tilla ne kuptimin logjik te fjales) duhet ta tundin fort kete kembane. Nuk mundet more nje njeri i vetem qe eshte Saliu te veje ne rresht nje vend te tere sado i vogel e sado me probleme identitare ai te jete. Eshte turp e faqja e zeze

Submitted by Arben (not verified) on

"...memecit i erdhi goja..", kjo batute e famshme e filmit Operacioni Zjarri, i shkon tamam rastit te Presidentit tone! Pikerisht tani, kur maxhoranca e ka braktisur plotesisht, atij i ka ardhur goja!

Jo vetem goja per te folur, por edhe mendja per te analizuar, gjithashtu edhe ZEMRA per tu perballur me kurrajo me te vertetat e kesaj kohe palacosh qe jetojme! Pse pikerisht tani do pyese dikush? Edhe kjo pyetje ia vlen ti behet njeriut qe per pothuaj 4 vjet "foli me heshtjen e tij" me shume se me zemren dhe zerin e tij dhe te postit qe mbante!

Megjithate me mire vone se kurre!

Gjithese duhet te gezohemi: "Presidentit i ka ardhur GOJA"!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Submitted by tekniku (not verified) on

Turp njeqind here turp.I cmenduri mbete i cmendur,lidheni sa nuk eshte vone.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.