‘Shqipëria’ e Ben Blushit mbledh socialistët në Sheraton

Postuar në 04 Nëntor, 2011 14:29

Ben Blushi ka promovuar romanin e tretë me titull ‘Shqipëria’ në hotel Sheraton në praninë e përfaqësuesve të politikës, medias e kulturës. Në ceremoninë e promovimit ku kanë folur botuesi Henri Cili, shkrimtarja Diana Çuli dhe vetë autori, nuk kanë munguar as krerët e lartë socialistë Edi Rama, Gramoz Ruçi, por as anëtarët e të ashtuquajturës ‘Lëvizje për Mendim Ndryshe’ si Andis Harasani e të tjerë. Rama ka preferuar shoqërinë e Ilir Beqjes e Blendi Klosit ndërkohë që kur ka hyrë në sallë ka preferuar të mbajë telefonin në vesh si për të shmangur ndonjë takim të pavolitshëm. Ai është pozicionuar në mes të sallës, ndërsa në të majtë, disi mbrapa, ka zënë vend kreu i LSI-së, Ilir Meta. Autorit të librit, Ben Blushit, kur ka marrë fjalën, i është dashur të kërkojë ndërhyrjen e organizatorëve për të tërhequr vëmendjen e kamerave, të cilat ishin fokusuar në sallë për të kapur lëvizjet e Ramës e eksponentëve të tjerë politikë. Pas cytjes së Blushit, kamerat janë kthyer në drejtim të kreut të sallës.

H.B.

Comments

Submitted by dajtan ermiri (not verified) on

<p>Beni, i prekur nga grafomania,&nbsp;bën 3 libra ne nje vit, por edhe sikur te bej te kunderten, nuk mendoj se do&nbsp; te prekim ndonje &quot;liber&quot; te tijin me dore. Arsyeja.&nbsp; Ka shume.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.