Papandreu është i gatshëm të tërhiqet nga posti i kryeministrit

Postuar në 04 Nëntor, 2011 06:18

Në summit-in e G20-s është ushtruar presion i fortë mbi kryeministrin grek, gjë që bëri që ky i fundit të bëjë një prapakthehu lidhur me vendimin e tij për ta vulosur në një referendum popullor miratimin e marrëveshjes së ndihmës së akorduar nga BE-FMN. Por presioni nuk është ndalur këtu. Për shkak të trazimit politik në Athinë, që është provokuar pikërisht prej këtyre lëvizjeve të ditëve të fundit të kryera nga Papandreu, leader-ët e G20-s i kanë kërkuar kryeministrit grek të tërhiqet nga posti që mban (kjo gjë është vënë si kusht nga opozita; përndryshe, ajo nuk jep ok-in mbi një qeveri të konsensusit nacional). Sarkozy e Merkel ia kanë bërë të qartë se nuk kanë ndërmend ta lënë fatin e Euros, rrjedhimisht të BE-së, në dorë të tekave të politikanëve grekë. Sipas gazetws the Guardian, atij i është kërkuar të tërhiqet qetë e shtruar. Papandreu ka rënë dakord, dhe nuk ka demonstruar ndonjë dhimbje kushedi se çfarë nga kjo gjë. “Jam gati të tërhiqem edhe sikur të fitoj votëbesimin e të premtes në parlament me dy a tri vota”, thuhet të ketë thënë kryeministri grek.

Parlamenti grek duhet të votojë sot lidhur me këtë votëbesim të qeverisë ‘Papandreu”. Në harkun e disa orëve, në Athinë do ndodhin me hir, me pahir ndryshime të rëndësishme.

M.N.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.