Arkiv-Lajme

Ermelinda Meksi kërkon garanci para se të lërë mandatin e deputetes

Postuar në 03 Nëntor, 2011 02:25

Ka ditë që thuhet se deputetja Ermelinda Meksi do të kandidojë për një vend në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Është lënë të kuptohet se nga njëra anë ka një marrëveshje apo konsensus midis maxhorancës e opozitës për këtë gjë, e nga ana tjetër ka një ujdi midis PS-së e deputetes që ka përfaqësuar Tiranën dhe PS-në në disa legjislatura. Është marrë kaq e kopsitur kjo punë, sa shtypi ka zënë të flasë mbi personin që do t’i zërë vendin në Kuvend. Ai është Anduel Xhindi, i biri i deputetit të vrarë në fillim (në prag, saktësisht) të fushatës elektorale të vitit 2009.

PS-ja në gjurmët e Obama-s: Taksa progresive dhe sistem shëndetësor universal

Postuar në 03 Nëntor, 2011 01:30

Në programin e shpallur së fundmi nga Partia Socialiste duket edhe njëherë, siç është shfaqur edhe më parë, ndikimi i Presidentit amerikan Barack Obama te kryetari i i PS, Edi Rama. Të paktën dy pika të programit janë identike me platformën elektorale të Obamës, elemente që vazhdojnw të jenë edhe aktualisht kalë i betejës së Shtëpisë së Bardhë demokrate me ligjvënësit republikanë në Senat e Dhomën e Përfaqësuesve.

Maradona i shkruan Cassano-s: Mbahu fort, miku im! Dhe kthehu shpejt në fushë!

Postuar në 02 Nëntor, 2011 16:24

Futbollisti i Milanit dhe i kombëtares italiane, Antonio Cassano, do t’i nënshtrohet nje ndërhyrjeje në zemër, dhe për 5-6 muaj do të jetë jashtë fushave të blerta. Gjithë këto ditë, ai ka qenë i rrethuar nga vëmendja e njerëzve, por një letër e publikuar në Corriere dello Sport duhet ta ketë bërë të rekuperojë ca forca e të këndellet. Është një letër që ia dërgon Diego Armando Maradona.

Edi Rama shtypit: Merruni me programin, jo me batutat!

Postuar në 02 Nëntor, 2011 13:23

Edi Rama e nis shkrimin në blogun e vet me një vëzhgim kritik mbi shtypin e sotëm, tek i cili ka parë të raportohen “muhabete banale e lagu s’e lagu” nga mbledhja e Asamblesë, dhe jo elementë të programit të prezantuar. “Duan të shtrembërojnë perceptimin publik mbi Partinë Socialiste dhe të marrin në këmbim shpërblimet e pushtetit”, thotë ai për gazetat, të cilat i etiketon si “të oborrit të Saliut”.

Papandreu shfrytëzon krizën për t’u fuqizuar politikisht

Postuar në 02 Nëntor, 2011 12:37

Papandreu sonte është në Kanë, ku do të jetë një summit i G 20-s, dhe ku ai do të jetë se s’bën në qendër të vëmendjes, dhe tanimë jo vetëm për krizën, por edhe për ca punë të çuditshme që ka nisur të bëjë në Athinë. Ndryshimi i krerëve të ushtrisë, marinës e aviacionit ka mbjellë shqetësime të forta në Greqi, por referendumi mbi akordin e mezi arritur mes BE-së e Greqisë ka shock-uar gjithë Europën.

Si taksojnë “marksistët” Obama, Merkel, Sarkozy e Cameron

Postuar në 02 Nëntor, 2011 07:08

Pas dy sulmeve të majta pa bukë të Berishës kundër propozimit të PS-së për heqjen e TVSH-së së bukës (“fshatarët s’do shesin dot grurin e tyre” dhe “ulja e TVSH-së do të shkojë në xhep të tregëtarëve e jo të qytetarëve”; shih http://www.respublica.al/opinion/2011/10/31/sulme-te-majta-te-pd-se-ndaj-nje-propozimi-te-majte-te-ps-se), ai e ka ironizuar sot PS-së nga një pozicion “ i djathtë”.

Jeni të ftuar në debat me …. Berishën

Postuar në 02 Nëntor, 2011 06:00

Është i mundur një debat normal politik në Shqipëri? Me sa duket jo, përsa kohë që do të jetë në politikë Berisha, i cili ta çon çdo diskutim në zona irracionale apo surreale. Ka raste kur çdo gjë që thotë e ka skarco. Ja se ç’thotë sot në mbledhjen e qeverisë, pasi është ngacmuar nga elementët programorë të PS-së të artikuluar dje dhe që synojnë mbi të gjitha adoptimin e një taksimi progresiv (po i  shoqërojmë pohimet e tij me ndonjë parantezë tonën):

Bombë Molotov mbi një gazetë franceze që satirizonte islamin

Postuar në 02 Nëntor, 2011 05:18

Një bombë Molotov ka shkatërruar redaksinë e së përjavshmes satirike franceze Charlie Hebdo (është si Hosteni ynë i qëmotshëm), e cila kish njoftuar se më 2 nëntor do të publikonte një speciale mbi atë që po ndodh në Tunizi, ku në zgjedhjet e fundit dolën fitues islamikët e moderuar të partisë Ennahda. “Charia Hebdo” do ta quanin këtë speciale, duke bërë një lojë fjalësh mes emrit të gazetës Charlie dhe termit islamik Charia (Sherihati).

Etika parlamentare: "Pa hë, o Flamur”, “po lëri këto, tani”, “mor mik”, etj, etj.

Postuar në 02 Nëntor, 2011 04:34

Në komisionin parlamentar të ekonomisë, që u mblodh dje për të intervistuar Sali Shehun si kandidat presidencial për postin e kryetarit të KLSH-së, u zhvillua një diskutim tepër i shpenguar, e herë-herë nervoz, në stil mejhanesh.

Ku do të gjenden paratë për të financuar propozimet e PS-së?

Postuar në 02 Nëntor, 2011 04:25

Drafti i plotë i programit të ri të PS-së nuk është bërë ende publik, por pjesë të tij e kanë gjetur rrugën për të rrjedhur në disa media shqiptare. Nga çfarë ka rrjedhur, duket qartë se në të ka propozime që janë të kushtueshme për arkën e shtetit. Dhe si mendon PS-ja t’i sigurojë burimet financiare për jetësimin e propozimeve ambicioze të saj?

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme