Si taksojnë “marksistët” Obama, Merkel, Sarkozy e Cameron

Pas dy sulmeve të majta pa bukë të Berishës kundër propozimit të PS-së për heqjen e TVSH-së së bukës (“fshatarët s’do shesin dot grurin e tyre” dhe “ulja e TVSH-së do të shkojë në xhep të tregëtarëve e jo të qytetarëve”; shih http://www.respublica.al/opinion/2011/10/31/sulme-te-majta-te-pd-se-ndaj-nje-propozimi-te-majte-te-ps-se), ai e ka ironizuar sot PS-së nga një pozicion “ i djathtë”. Propozimin e saj për kalimin nga taksimi regresiv në atë progresiv, ai e ka quajtur si të frymëzuar nga Marksi. Por Edi Rama ka reaguar flakë për flakë në Twitter, duke shkruar: “Ne jemi me ‘marksistët’ Obama, Merkel, Sarkozy e Cameron, madje edhe me marksistin Berlusconi. Kurse Saliu është me çunat e Bllokut te vet”
Po si taksojnë këta “marksistë”? Në SHBA, të ardhurat mujore deri në 670 dollarë taksohen në nivelin 10%, deri në 2800 dollarë taksohen në nivelin 15%, e kështu me radhë, derisa arrihet në nivelin 35%, i cili përdoret për të ardhurat mbi 31000 dollarë në muaj (familjeve që janë poshtë minimumit jetik të të ardhurave u kthehen taksat e mbajtura gjatë vitit, madje edhe u jepen ca para shtesë). Me pak fjalë, SHBA-ja ka një taksë mbi të ardhurat me ngritje progresive, e cila, në vende si Gjermania, Franca dhe Britania, ngjitet deri në nivelin 40%. Ndërsa në Shqipëri, taksa mbi të ardhurat është e sheshtë si për të varfërit edhe për të pasurit – niveli më i ulët e më i lartë është po ai, 10%.
E.Zaloshnja
Comments
Ka disa shkrime rresh, te
<p>Ka disa shkrime rresh, te nxitura nga debati politik mbi politikat e mundeshme fiskale, apo lehtesimit te barres fiskale per disa grup produktesh, qe mendoj se duhet te sherbejne si model per gazetarine e sotme. Ne keto shkrime permblidhet gjithecka, mendimi pakices dhe i shumices, por shkelqen mbi te gjitha fakti i sjelle nga gazetari, si ne rastin e mesiperm kur citon te dhena zyrtare per problematiken qe diskutohet. Lexuesi eshte i lire te beje dallimin dhe vleresimin, mbi baza e shifra konkrete. Pergezimet e mia per autoret e ketyre lloj artikujsh!</p>
Taksimi 10 perqind mbi
<p> Taksimi 10 perqind mbi te ardhurat eshte politike fiskale ekstremisht e djathte , ndersa taksa integrale ne varesi te perqindjes dhe te ardhurave zbatohet nga e majta drejt qendres se djathte . Ne kemi qeverisje te djathte dhe sado te perpiqemi te bejme "gam-gam" Berisha nuk e ndryshon kursin . Po ai Meta xhanem , qe thote se eshte i majte si nuk i "lutet" pak kryeministrit te pakten per te vobektit , pensionistet,veteranet,etj meqe i ka "per zemer"...Mbase presin kur t'i thuhet "bukes" " bukezo"...</p>
Add new comment