Bombë Molotov mbi një gazetë franceze që satirizonte islamin

Një bombë Molotov ka shkatërruar redaksinë e së përjavshmes satirike franceze Charlie Hebdo (është si Hosteni ynë i qëmotshëm), e cila kish njoftuar se më 2 nëntor do të publikonte një speciale mbi atë që po ndodh në Tunizi, ku në zgjedhjet e fundit dolën fitues islamikët e moderuar të partisë Ennahda. “Charia Hebdo” do ta quanin këtë speciale, duke bërë një lojë fjalësh mes emrit të gazetës Charlie dhe termit islamik Charia (Sherihati). Dhe në komunikatën e shtypit që e njoftonte dhe e paralajmëronte këtë edicion kish një batutë në frymë satirike mbi profetin e myslimanëve (tregohet Muhameti që thotë: 100 fshikuj mbi ata që nuk dinë të shkrihen së qeshuri). Në faqet e brendshme të së njëjtës speciale ish publikuar një editorial me titull “Një Aperitiv Hallall’, dhe si autor të këtij editoriali kishin zgjedhur vetë profetin, për të cilin kishin dhe një karikaturë, ku profeti shfaqej me hundë të kuqe prej kllouni. Të gjitha këto bëjnë që të mendohet se Molotovi është vënë nga ekstremistët islamikë, por deri tani askush nuk ka rivendikuar autorësinë e një akti të tillë.
Gazeta Charlie Hebdo është dalluar dhe në të shkuarën për një qasje provokative jo vetëm në marrëdhënie me myslimanët, por me të gjithë. Për të mbetur tek myslimanët, në vitin 2007 Charlie Hebdo u bëri jehonë, madje dhe i publikoi, karikaturat daneze që satirizonin profetin Muhamet, ngjarje që trazoi fort botën myslimane.
M.N.
Comments
Në vëndet e shoqërive të

Në vëndet e shoqërive të qytetruara KARIKATURËS u kundravihen me KARIKATURË

Iluministet franceze kur

Iluministet franceze kur shkruanin per nevojen e ndarjes se Kishes nga shteti dhe per tolerancen fetare, talleshin me klerin dhe me fanatiket, jo me Krishtin. Keta gazetaret e diteve te sotme bejne shume mire qe tallen me kleriket dhe politikanet demagoge qe jane kunder ndarjes se fese nga shteti ne vendet me shumice myslymane. Nga ana tjeter nuk e kuptoj pse duhet ta vizatojne Muhametin me hunde kllouni. Cfare dobie sjell kjo pervecse u jep mundesi ekstremisteve islamike te hiqen si viktima?

Iluministet francez nuk jan

Iluministet francez nuk jan talle me Krishtin, sepse s’kishin pse te talleshin me Krishtin.

Dymije vite perpara, ne krahinen e Judes te pushtueme nga romaket, disa kundershtar te Krishtit hebrej si Krishti, deshten ta vejshin ne nji situate te veshtir dhe e pyeten: A duhet qe hebrejt e pushtuem nga romaket ti paguejne taksat perandorit te Romes? - Ato pritshin pergjegjen negative, dmth se hebrejt nuk duhet tu paguejne taksat Romes. Ne kete rast ato do ta denoncojshin Krishtin tek governatori romak Ponc Pilati per nxitje te popullit per mos pagim taksash.

Atehere Krishti i pyeti: Figura e kujt eshte ne monedhen qe paguhen taksat? Dhe ato iu pergjigjen se ishte figura e Jul Çezarit.

Atehere Krishi u tha: “Jepni Çezarit çka eshte e Çezarit, dhe jepni Zotit çka eshte e Zotit”. (Kjo shprehje gjindet ne te kater Ungjijt).

Kjo asht shprehja monumentale qe Krishti ka thane para njizet shekujsh, me te cilen ai vete i ndau Shtetin nga Feja, ndau Shtetin nga Kisha. Pra Kirshti ka qene laiku i pare ne bote.

Kjo asht arsyeja qe iluministet francez nuk u tallen me Krishtin dhe kjo asht arsyeja qe bota e perparueme ka pranue dhe zbaton mendimin e Krishtit edhe mbas 20 shekujsh.

Ndersa shtat shekuj mbas hebreut Krisht (Isa), arabi Muhamet, ne librin e tij KURANI i ribashkoi ne nji te vetme Shtetin e sundimtarve me Fenë, bashkoi ne nji te vetme Sheriatin me Besimin fetar, bashkoi ne nji te vetme Sundimtaret me Xhamine, aqe sa te gjitha xhamijat kan emna sundimtarsh apo sulltanesh, ndersa asnji Kishe ne bote nuk ka emnin e nji sundimtari, por te gjitha kan emna shejtnisht te besimit fetar.

Ndryshimi i Krishtit dhe Muhametit nga kjo pikpamje asht ne Parim.

Persa i perket karikaturave, un personalisht nuk jam dakort te bahen, por respektoj Lirine e Shprehjes se mendimit. Ne gazeten e përjavshme satirike franceze Charlie Hebdo ka tallje me gjithkend, deri edhe me Papen e Romes, por nuk ia ven veshin kush, sepse ka Liri mendimi dhe nuk shkaktojne reagime. Reagimet ndaj karikaturave vijne vetem nga shoqnite e paqytetnueme ku nuk ka Liri te Shprehjes se mendimit.

Levizjet demokratike te “pranveres arabe” jane nji prove se edhe ne ato vende po perhapen idete e Lirise se Shprehjes se mendimit.

Si besimtar mysliman e denoj

Si besimtar mysliman e denoj aktin e hedhjes se bombes ne redaksine e kesaj reviste, pavaresisht se nuk me pelqen fare qe ata tallen me profetin tim. Liria e fjales eshte vertet dicka e madhe dhe ja vlen te respektohet e te sakrifikojme te gjithe per te.

Ama, pse nuk respektohet njesoj tek te gjithe liria e fjales? Psh. nese keto karikatura franceze do nxisnin ndonje Breivik francez te dilte ne mes te Parisit e te masakronte kedo afrikano-verior qe te shihte, a do mbante pergjegjesi ligjore revista per nxitje dhune fetare?

Nga ana tjeter, nese nje hoxhe francez do dilte e do fantazonte per ri-marrjen e Spanjes dhe jugut te Frances nga myslimanet si dikur nje kohe, a do denohej ky hoxhe per "thirrje per xhihad"? Kujtoni ketu hoxhen Artan Kristo te denuar ne Shqiperi per fjale te tilla (shyqyr qe gjykata e apelit i thirri mendjes dhe e hodhi ceshtjen poshte) dhe kujtoni tipa si Kastriot Myftaraj apo Anton Kcira qe pergezojne gjenocidin serb ndaj shqiptareve te Kosoves vetem pse keta jane myslimane, dhe nuk iu hyn gjemb ne kembe...

Pra a ka ketu dicka qe s'shkon???

dhe Paul, sa per kete ndarjen

dhe Paul, sa per kete ndarjen e shtetit nga kisha na kenaqe fare. Vatikani ka qene shtet me territore e me ushtri deri vone, e akoma njihet si shtet sovran e Papa eshte kreu i shtetit... pra mos na shit perralla me mbret ketu...

Add new comment