Papandreu shfrytëzon krizën për t’u fuqizuar politikisht

Papandreu sonte është në Kanë, ku do të jetë një summit i G 20-s, dhe ku ai do të jetë se s’bën në qendër të vëmendjes, dhe tanimë jo vetëm për krizën, por edhe për ca punë të çuditshme që ka nisur të bëjë në Athinë. Ndryshimi i krerëve të ushtrisë, marinës e aviacionit ka mbjellë shqetësime të forta në Greqi, por referendumi mbi akordin e mezi arritur mes BE-së e Greqisë ka shock-uar gjithë Europën.
“Ne nuk kemi frikë nga demokracia”, tha një nga ndihmësit e afërt të Papandreut, teksa po ngjitej në avionin për në Kanë, tok me boss-in e tij, dhe me këtë ka dashur të thotë se e kanë të sigurtë fitoren e “po”-së. Mirëpo është interesante që ky vendim ka qenë krejt i papritur jo vetëm për udhëheqësit europianë, por edhe për delfinët e tij në qeveri e në maxhorancë. Edhe Ministri i Financave, Venizellos, nuk dinte gjë deri në momentin që e mori vesh lajmin nga media. Ministrja e Arsimit, Anna Diamantopulou, ka këmbëngulur në mbledhjen e djeshme për të marrë vesh se si do të formulohet pyetja në referendum. Duhet të jetë çuditur kur i kanë thënë se pyetja do jetë pak a shumë e ngjashme me “a jeni dakord të ristrukturohen 50% e bankave greke?”. Referendum tepër teknik.
Por Papandreu ka në mendje gjëra të tjera. Ai kërkon ta fitojë këtë referendum (grekët, sipas tij, nuk do të kenë opcion tjetër; opcioni tjetër është falimentimi i shtetit të tyre), dhe me këtë shpartallon opozitën, rikompaktëson të vetët, dhe shkon në zgjedhje të parakohshme me synimin për të siguruar një maxhorancë më të fortë, e për të qeverisur i qetë.
M.N.
Comments
Pikerisht kete kokerr ulliri
<p>Pikerisht kete kokerr ulliri s´duhet te hane greket,qe shkaktaret e krizes te perfitojne prej saj.Sundimi i Greqise nga brezat e familjeve Papandreu,Micotaqis,Venizellos duhet te marre fund.</p>
Add new comment