Maradona i shkruan Cassano-s: Mbahu fort, miku im! Dhe kthehu shpejt në fushë!

Postuar në 02 Nëntor, 2011 16:24

Futbollisti i Milanit dhe i kombëtares italiane, Antonio Cassano, do t’i nënshtrohet nje ndërhyrjeje në zemër, dhe për 5-6 muaj do të jetë jashtë fushave të blerta. Gjithë këto ditë, ai ka qenë i rrethuar nga vëmendja e njerëzve, por një letër e publikuar në Corriere dello Sport duhet ta ketë bërë të rekuperojë ca forca e të këndellet. Është një letër që ia dërgon Diego Armando Maradona.

«Nuk kam ide nëse mund të ndahet njeriu nga futbollisti, dhe anasjelltas”, e nis letrën në mënyrë disi filozofike futbollisti më i mirë i të gjithë kohërave, që tani po bën trainerin në një nga vendet arabe. “Por ka momente, kur njeriu, shumë më tepër se sa futbollisti, duhet të jetë i fortë; duhet të jetë i fortë për veten, për fëmijët, për familje”. Dhe me këto fraza na bën gati për paralelen e pritshme me jetën e vet të trazuar: “E njoh mirë atë gjendje përhumbjeje, apo vetmie, që të hedh në dëshpërim, por jam i bindur se karakteri e forca jote fizike do të të bëhen krah në këtë moment”.

Dhe në fund: “Dua të të shoh sa më shpejt të jetë e mundur në fushë, duke rendur pas topit. Dhe këtë e uroj edhe për të mirën e futbollit. Paç fat, miku im i shtrenjtë!”

Re.Pu.

Comments

Submitted by arnaut (not verified) on

<p>&quot;Ne nje nga vendet Arabe...&quot;</p><p>A nuk ka emer ky vend arab? Po te ishte trajner ne Zvicer psh, a do thoje &quot;Ben trajnerin ne nje nga vendet Evropjane&quot;?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.