Etika parlamentare: "Pa hë, o Flamur”, “po lëri këto, tani”, “mor mik”, etj, etj.

Postuar në 02 Nëntor, 2011 04:34

Në komisionin parlamentar të ekonomisë, që u mblodh dje për të intervistuar Sali Shehun si kandidat presidencial për postin e kryetarit të KLSH-së, u zhvillua një diskutim tepër i shpenguar, e herë-herë nervoz, në stil mejhanesh. Ndërhyrjet e zbardhura nga gazetarët ishin larg çdo etike parlamentare; binin në sy fraza të llojit “pa hë, o Flamur”, “lëri këto, tani”, “o Mondi, o zotëri”, “fali o Zot se s’dinë se çfarë bëjnë” (në këtë rast është Sali Shehu që i referohet Jezu Krishtit), “më dëgjo këtu një sekondë”, “o Flamur, por ti më ke mbajtur banderolat në shtëpi, o burrë”, “dëgjo ti Mondi”, “mor mik”, etj, etj.

E paparë ish ndërhyrja finale e kandidatit Shehu, kur po shihte se demokratët po e refuzonin: “Pse më thotë miku im, Sali Berisha, të jap dorëheqjen? Se më 14 shtator dola nga zyra dhe shkova i thashë se duhet të mbroj shtetin dhe braktisa familjen time? Apo se isha me një çadër në dorë në varrimin e Azem Hajdarit? Apo se bëra 13 muaj burg? Apo se fitova dy beteja të rëndësishme [elektorale] në Dibër? Apo se fitova dy beteja të rëndësishme në emër të PD-së? Apo se fitova në Bulqizë? Apo se kam qenë për tetë vjet anëtar i një komisioni të rëndësishëm [Komisioni i Ligjeve]? Jo, nuk është kjo. [Është sepse unë] jam mik i Bamir Topit dhe këtë e kam nder të madh. Por unë kam ngrënë bukë më pak se të tjerët në shtëpinë e tij.”

Pas kësaj u votua kundër kandidaturës së Shehut. Pati një abstenim  të një Shehu tjetër, Sherefedinit. “E kam kushëri”, tha ai më pas, “por në seancë do votoj si t’më thotë partia”.

M.N.

Comments

Submitted by frenky (not verified) on

<p>sa kam qeshur per zotin, &nbsp;me mire eshte mos te jesh militant , se ta fusin dhe shoket e tu po &nbsp;ashtu militante :)</p>

Submitted by fan noli (not verified) on

<p>Mustafa ! Je i Forte me keto qe ke gjetur (Tamam nje&nbsp;komunikim per Kryetar Kooperativash.....) &nbsp;, Material i mire per Pellumb Kullen.</p>

Submitted by A.G (not verified) on

<p>&nbsp;Pse ka &quot;etike&quot; parlamenti yne ? Pse kane &quot;etike&quot;&nbsp; parla-&#39;&#39;parla&quot; -mentaret&nbsp; tane ?...E kush u ka bere leksione te moralit ,te normave te sjelljes&nbsp; , te komunikimit etj.etj. ?! Meqe nuk &quot;nxene&quot; teori , &#39;&#39;gllaberrojne&quot; etiken praktike te kryeministrit , te kryeparlamentares e te krye-ve te tjera...Ketyre u ka&quot; humbur&quot; dhe&nbsp; etiketa as per sy e faqe...Lum si ata e mjere si ne !</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.