Edi Rama shtypit: Merruni me programin, jo me batutat!

Edi Rama e nis shkrimin në blogun e vet me një vëzhgim kritik mbi shtypin e sotëm, tek i cili ka parë të raportohen “muhabete banale e lagu s’e lagu” nga mbledhja e Asamblesë, dhe jo elementë të programit të prezantuar. “Duan të shtrembërojnë perceptimin publik mbi Partinë Socialiste dhe të marrin në këmbim shpërblimet e pushtetit”, thotë ai për gazetat, të cilat i etiketon si “të oborrit të Saliut”. Në fakt, gazetat proqeveritare ishin fokusuar në kor tek një sherr mes Ramës e Majkos, i cili, sipas vetë Ramës, ka qenë krejt e kundërta, dmth një këmbim miqësor batutash, tek një “shpërthim” i Paulin Stërkajt kundër autorëve të programit, dhe tek një frazë e Servet Pëllumbit e nxjerrë disi nga konteksti.
Kryetari i PS-së duket se është i pakënaqur me jehonën që ka gjetur programi i PS-së në shtyp, dhe prandaj u mëshon dhe njëherë ideve të hedhura apo të rrahura në Asamble, mbi të gjitha taksimit progresiv. Në rrugë e sipër denoncon taksën e sheshtë të qeverisë Berisha si një taksë të pafrytshme e të padrejtë (“kjo taksë është grabitje”, thotë ai duke iu referuar clintonianit Robert Riech), dhe në fund thotë: “Ne jemi të qartë e të vendosur: 95% e shqiptarëve do paguajnë më pak e do jetojnë më mirë. 5% të tjerët do paguajnë më shumë dhe do jetojnë edhe më mirë. Në një Shqipëri më të drejtë e më të qetë për të gjithë.”
Re.Pu.
Comments
Besoj se ka shume te drejte
<p>Besoj se ka shume te drejte edhe me shkrimin qe beri disa dite me pare edhe me kete thirrje</p>
Add new comment