Jeni të ftuar në debat me …. Berishën

Është i mundur një debat normal politik në Shqipëri? Me sa duket jo, përsa kohë që do të jetë në politikë Berisha, i cili ta çon çdo diskutim në zona irracionale apo surreale. Ka raste kur çdo gjë që thotë e ka skarco. Ja se ç’thotë sot në mbledhjen e qeverisë, pasi është ngacmuar nga elementët programorë të PS-së të artikuluar dje dhe që synojnë mbi të gjitha adoptimin e një taksimi progresiv (po i shoqërojmë pohimet e tij me ndonjë parantezë tonën):
“Dua të garantoj gjithë sipërmarrësit se taksa marksiste (Marksiste??!!! Uau!) nuk do të kthehet kurrë në këtë vend (Kurrë? Si kurrë? Por kur të vdesë Berisha ka ndonjë shans që kjo taksë të kthehet? Mendja ta thotë se ndonjë shans duhet ta ketë)…. Sistemi i tyre marksist (insiston shumë tek termi ‘marksist’; i duket gjetje inteligjente) nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë të ardhme; ai është provuar si një sistem katastrofal, sidomos me faktin që bazohej tek rrënimi i të pasurve (ky njeri do t’i kish pushkatuar skandinavët e të gjithë europianët për taksat progresive që aplikojnë; do kish pushkatuar dhe Obamën, që kërkon ta fusë e theksojë këtë politikë; do kish pushkatuar dhe ca të pasur që e kërkojnë, siç është Warren Buffett)…. Ata të vazhdojnë me Marksin, por i siguroj që Marksi nuk do të shëtisë më në rrugë e Shqipërisë.”
Hë, më të lumtë!
M.N.
Comments
Marksi thoshte se nuk duhet
<p>Marksi thoshte se nuk duhet te kete klase te pasur, si mund te kete takse te pasurish kur nuk ka klase te pasurish?</p>
hahaha, i forte...
<p>hahaha, i forte...</p>
haha, te kete lojtur valle...
<p>haha, te kete lojtur valle... kush e di... ndoshta ka lojtur me vite e s'e kemi kuptuar akoma...</p>
Me pelqen jashtezakonisht
<p> Me pelqen jashtezakonisht politika e Berishes sepse deklarativisht e bene shume populiste , duke u kthyer prapa e prapa neper histori , duke rremuar varre e kocka te harruara dhe me vendimet e qeverise bene politike ekstremiste te djathte...Marksin e' 'zbuloi" , tani e ka rradhen Engelsi , me pas "beu" i fshatit tim...</p>
Add new comment