Ku do të gjenden paratë për të financuar propozimet e PS-së?

Postuar në 02 Nëntor, 2011 04:25

Drafti i plotë i programit të ri të PS-së nuk është bërë ende publik, por pjesë të tij e kanë gjetur rrugën për të rrjedhur në disa media shqiptare. Nga çfarë ka rrjedhur, duket qartë se në të ka propozime që janë të kushtueshme për arkën e shtetit. Dhe si mendon PS-ja t’i sigurojë burimet financiare për jetësimin e propozimeve ambicioze të saj? Përsëri nga sa ka rrjedhur në media, duket se katër parashikohen të jenë burimet e financimit: 1 – Taksimi progresiv (të pasurit të kontribuojnë më shumë se të varfërit për buxhetin e shtetit); 2 – Shmangia e evazionit fiskal nëpërmjet modernizimit të sistemit tatimor-doganor dhe luftës ndaj favoritizmit për bizneset e mëdha të lidhura me fije informale me pushtetin; 3 – Shmangia e shpërdorimeve në tendera dhe administratë; 4 – Fondet e BE-së për bujqësinë, infrastrukturën dhe zhvillimin rajonal, që do të përfitojë Shqipëria pas marrjes së statusit të vendit kandidat për BE (këtu nënkuptohet se, kur të ketë ardhur PS-ja në pushtet, do të jetë marrë ky status.)

Të gjitha këto janë burime që potencialisht mund t’i shëndoshin financat publike, por është ende shpejt të thuhet se sa do të jenë në gjendje ato t’i mbulojnë financiarisht propozimet ambicioze të PS-së. Në muajt në vazhdim, ndoshta do të shohim shifra të llogaritura nga ekspertët e PS-së, dhe atëherë mund të gjykojmë se sa të realizueshme janë propozimet e saj.

E.Zaloshnja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.