PS-ja në gjurmët e Obama-s: Taksa progresive dhe sistem shëndetësor universal

Postuar në 03 Nëntor, 2011 01:30

Në programin e shpallur së fundmi nga Partia Socialiste duket edhe njëherë, siç është shfaqur edhe më parë, ndikimi i Presidentit amerikan Barack Obama te kryetari i i PS, Edi Rama. Të paktën dy pika të programit janë identike me platformën elektorale të Obamës, elemente që vazhdojnw të jenë edhe aktualisht kalë i betejës së Shtëpisë së Bardhë demokrate me ligjvënësit republikanë në Senat e Dhomën e Përfaqësuesve. Bëhet fjalë përr taksën progresive dhe sistemin shëndetësor universal të piketuara edhe në programin e Partisë Socilaiste, mbi të cilin pritet që kjo parti të ndërtojw edhe platformën elektorale me qëllim ardhjen në pushtet në zgjedhjet e vititi 2013. Presidenti amerikan ka arritur, pas një lufte të ashpër në media dhe Kongres, ta kalojë ligjin mbi një sistem shëndetësor universal duke zemëruar shumë republikanë. Beteja për implementimin e një takse progresive vazhdon ende. Për aplikimin e një taksimi të tillë ai ka gjetur mbështetjen edhe të miliarderëvë amerikanë: një prej tyre Warren Buffet është vetofruar me idenë e një takse më të lartë.

H.B.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.