Spahiu: Barazlargësi ndaj Berishës, Topit e Ramës. Dy fjalë edhe për Portugalinë, Shqipërinë e Kosovën

Postuar në 09 Nëntor, 2011 03:05

Në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në NEWS 24, Kreshnik Spahiu, udhëheqësi faktik i Aleancës Kuqezi (AK), deklaroi se nuk i shërben asnjë partie politike, as pozitës, as Presidentit dhe as opozitës. “Sot e kësaj dite mund të thuhet gjithçka për ne, por askush nuk mund të thotë për një lidhje, ndjesi apo praktika të ngjashme në lidhje me AK, në raport me Bamir Topin dhe Edi Ramën. Qëndrimi ynë ka qenë aq kritik me Berishën, sa dhe me Topin e Ramën”, - u shpreh Spahiu. Sipas tij, qnëndrimi i AK-së në lidhje me Censusin ka qenë krejtësisht i kundërt me veprimet institucionale të pozitës, e cila e propozoi ligjin për Censusin, opozitën, e cila nuk e kundërshtoi atë, dhe Presidentin, i cili e dekretoi ligjin. Spahiu deklaroi se Censusi nuk do të japë një pasqyrë realiste të përbërjes etnike të Shqipërisë. Ai e sulmoi pozitën dhe opozitën edhe për liberalizimin e vizave me Serbinë, pa e kushtëzuar atë me zhbllokimin e pikave kufitare të veriut të Kosovës.

Në lidhje me një bashkim eventual të Shqipërisë me Kosovën, Spahiu bëri pyetjen retorike: “A do të pranonte Portugalia, për shembull, që shqiptarët të kishin dy vota në Bashkimin Europian, në qoftë se në një të ardhme të largët, do të futeshin dy shtete shqiptare në të?”

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

<p>Pergezoj z.Mustafa Nanon per lajme te shpeshta dhe te shkurta qe jep ne gazete. Nuk ka kush kohe sot te lexoje shkrime te gjata.</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by po sikur (not verified) on

<p>ne shqiperi ka nje numer te madh njerezish ,ndoshta me shume se gjysma qe parimisht jane te gatshem te votojne nje alternative kombetare.do te varet nga akz-ja se sa do jete e zonja ti afroje keta njerez ,por qe te behet kjo duhet te distancohet me force nga berisha topi e rama,dhe te afroje njerez te pa lidhur me llumin aktual</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.