Arkiv-Lajme

Omer Stringa: Borxhi do na bëjë të shtrëngojmë rripin

Postuar në 17 Nëntor, 2011 04:45

Çështja e borxhit publik është prej kohësh pjesë e diskutimit dhe e debatit publik, por maxhoranca nuk ka denjuar të bëhet pjesë e këtij debati. Kryeministri vijon të flasë për uljen që ai i ka bërë borxhit (ai ka një realitet të vetin, dhe jeton atje), ndërsa ekspertët e tij e injorojnë këtë argument. E kur ndodh që merren me argumentin, injorojnë shqetësimin që egziston.

Sfida e fushatës së “Benetton”-it: Papa puthje në buzë Imamit të Kajros

Postuar në 17 Nëntor, 2011 02:46

Një poster gjigand i lëshuar të mërkurën në mëngjes mbi urën "Sant Angelo" në Romë, jo shumë larg Vatikanit, përmbante një imazh të paimagjinueshëm: Papa Benedikti XVI duke u puthur me imamin Ahme del Tayyeb të Kajros. “Benetton” firma e njohur, jo vetëm për veshjet, por edhe për reklamat e forta e jokonvencionale, edhe kësaj radhe nuk ka mbetur mbrapa me elementë që shkojnë nga surpriza në tronditje.

A mund të ketë feeling mes shqiptarëve e maqedonasve? Apo është e pamundur?

Postuar në 16 Nëntor, 2011 14:10

Në ndeshjen miqësore mes kombëtareve të Shqipërisë e të Maqedonisë, që përfundoi në barazim, u dëgjuan kore tifozësh që recitonin vargje antishqiptare. Ishte pak e papritur kjo situatë, por ca më shumë ishin të papritura sloganet e zgjedhura. Një sosh kish një ngjyrim të qartë nazist: Dhoma gazi për shqiptarët. Një tjetër buronte prej një qasjeje nekrofile: shqiptar i mirë është vetëm shqiptari i vdekur.

PD-ja nxjerr Trashanin; Edi Rama merret vetë me të

Postuar në 16 Nëntor, 2011 11:30

Sot nuk kanë dalë zëdhënëset e zakonshme të PD-së e të qeverisë, Mustafaraj e Mëhilli. Në vend të tyre është shfaqur në një konferencë për shtypin deputetja Arenca Trashani. “Të gjithë politikanët kanë përgjegjësi për respektimin e shtetit ligjor dhe respektimin e vendimeve të gjykatave. Ata duhet të japin shembullin e tyre në marrëdhënien me gjyqësorin, qytetarët e meritojnë një gjë të tillë dhe bashkësia ndërkombëtare pret pikërisht këtë”, tha deputetja e PD-së.

Teuta Hoxha: libri ‘Enver Hoxha’ i shkruar nga një prej të mundurve

Postuar në 16 Nëntor, 2011 10:23

Teuta Hoxha, nusja e djalit të Enver Hoxhës, Ilirit, ka reaguar sot në një intervistë të gjatë për ‘Gazeta Shqiptare’ duke e quajtur librin-biografi të Blendi Fevziut për diktatorin ‘palo libër”. Veç faktit se ky është reagimi i parë kundërshtues i biografisë ‘Enver Hoxha’ të sapodalë në treg dhe që ka thyer të gjitha rekordet e shitjeve të pas viteve ’90 në Shqipëri, bie në sy edhe klasifikimi që e reja e familjes Hoxha i bën Fevziut.

Lumenjtë vijojnë të jenë nën mëshirën e eskavatorëve e rruspave

Postuar në 16 Nëntor, 2011 09:36

Ndjekësit e vëmendshëm të aktivitetit politik, shtetëror e qeveritar duhet ta mbajnë mend, që ca javë më parë, Ministria e Mjedisit ndaloi me urdhër shfrytëzimin e shtratit të lumenjve prej dates 1 nëntor deri në muajin prill. Ata e bënë këtë të trysur nga media, e cila kish kohë që fliste me tone dramatike për gërryerjen që po i bëhej lumit Erzen. Mirëpo ky urdhër po injorohet në mënyrën më prepotente, ditën me diell. Eskavatorët vijojnë të gërryejnë, pasi – ky është justifikimi banditesk – duhet mbushur segmenti i Unazës së Madhe.

Shqiptarja.com: Kemi në dorë videon e zullumeve të Fahri Balliut

Postuar në 16 Nëntor, 2011 04:40

E përditshmja shqiptarja.com publikon lajmin e dhënë më shumë se njëherë mbi një bisedë të dyshimtë e komprometuese mes Dritan Priftit dhe Fahri Balliut, por duke pretenduar se ka në dorë bisedën e regjistruar në video. Sipas tyre, është fjala për një bisedë të bërë pak çaste para se në të njëjtën zyrë, dmth në zyrën e ministrit të Ekonomisë, të hynte zv.kryeministri Meta, që do të përgjohej po njësoj.

Referencat për makinat e përdorura: Si Ministria e Financave rrit artificialisht TVSH-në

Postuar në 16 Nëntor, 2011 04:27

Në bazë të ligjeve aktualisht në fuqi, Taksa e Vlerës së Shtuar, e cila njihet gjerësisht me akronimin TVSH, është në nivelin 20% për shumicën dërmuese të mallrave që qarkullojnë në Shqipëri. Ajo është një taksë që aplikohet në vlerën 20% mbi çmimin e blerjes së një malli. Por meqënëse pothuaj gjysma e volumit të mallrave që qarkullojnë në Shqipëri e kanë origjinën jashtë vendit, lind pyetja sesi e përcakton Ministria e Financave çmimin e tyre. Normalisht, çmimi përcaktohet në faturën shoqëruese të mallit.

Rama rrëfen Kullën vetmitare në breg të Lanës dhe pse i shpëtoi shembjes

Postuar në 16 Nëntor, 2011 02:29

Shumëkush ka pyetur, deri para pak muajsh, se ç’ishte ajo ngrehinë gri, e vetmja që i kish shpëtuar aksionit të Edi Ramës për pastrimin e bregut të Lanës nga helmi i kërpudhave të ndërtimeve pa leje e pa stil. Në mjediset gazetareske dihej se në të ngujohej një familje nga veriu. Por ajo ndërtesë, që sikur dilte nga një kohë tjetër, paqëllimshëm shërbente edhe një metaforë. Dukej sikur Kryetari i Bashkisë e kishte lënë enkas këtë çiban të madh shëmtie në breg të përroskës kryeqytetase si për të ravijëzuar idenë e tmerrit të Tiranës së djeshme.

Post-Kongresi, ish-ministri Elmaz Sherifi largohet nga PS-ja

Postuar në 15 Nëntor, 2011 14:36

Në një shkrim të gjatë sot në gazetën ‘Panorama’, Elmaz Sherifi, ish-ministër, ka shpallur ndarjen me Partinë Socialiste. Në fakt, Sherifi ka qenë prej kohësh i larguar nga strukturat e PS-së, por ka mbetur aktiv në shtyp si kritizer i politikës së kryetarit të radhës, Edi Rama. Në një faqe të plotë në të përditshmen ku ai zakonisht shpalos pikëpamjet e tij, Sherifi shkruan se po largohet nga PS-ja, por jo nga politika aktive.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme