Post-Kongresi, ish-ministri Elmaz Sherifi largohet nga PS-ja

Postuar në 15 Nëntor, 2011 14:36

Në një shkrim të gjatë sot në gazetën ‘Panorama’, Elmaz Sherifi, ish-ministër, ka shpallur ndarjen me Partinë Socialiste. Në fakt, Sherifi ka qenë prej kohësh i larguar nga strukturat e PS-së, por ka mbetur aktiv në shtyp si kritizer i politikës së kryetarit të radhës, Edi Rama. Në një faqe të plotë në të përditshmen ku ai zakonisht shpalos pikëpamjet e tij, Sherifi shkruan se po largohet nga PS-ja, por jo nga politika aktive. Ky distancim i tij vjen menjëherë pas Kongresit të Partisë Socilasite dhe me sa duket është shenja e fundit e ndarjes duke qenë se emri i tij nuk u lakua as te të zgjedhurit, por as te kundërshtarët potencialë të Ramës. Ata që konsideroheshin si anëtarë të Lëvizjes për Mendim Ndryshe, Blushi, Harasani, Malaj, Bello, Islami, pjesërisht kanë gjetur dorën e zgjatur të kryetarit të PS. Edi Rama pati një takim publik me Ben Blushin pak metra larg selisë së partisë. Një pjesë e “disidentëve” u zgjodhën në Asamble” dhe pritet që Malaj e Blushi të jenë edhe në kryesi. I përjashtuari i madh pritet të jetë Kastriot Islami, ndërkohë që Elmaz Sherifi ka “dorëzuar çelsat” me një shkrim tjetër kritik ndaj lidershipit të PS-së. 

H.B.

Comments

Submitted by Altin (not verified) on

<p>Aman mos beni lajme kot se ci shton i ci heq Elmazi PS-se, humbje e madhe:)</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.