Opozita: Borxhi është shqetësim. Bode: Borxhi është nën kontroll

Ka patur debate dje gjatë prezantimit të projektbuxhetit për vitin 2012 në komisionin parlamentar të Ekonomisë. Ministri i Financave, Ridvan Bode, nënvizoi se buxheti është tejet realist dhe mbështet prioritetet e vendosura nga qeveria me një rritje ekonomike të parashikuar në nivelin 4.3 për qind, por deputetët e opozitës u fokusuan tek niveli i borxhit publik. Kodheli e Malaj kanë hedhur dyshime se borxhi real është më i madh se sa ky që paraqitet, dhe është kështu për shkak të detyrimeve të pashlyera që shteti ka ndaj sipërmarrjes private. Në këtë mes është fjala për pagesa të vonuara në adresë të bizneseve që kanë kryer punë publike me paratë e tyre mbi bazën e një tenderi të fituar e mbi bazën e premtimit qeveritar se paratë do t’iu rimbursohen më vonë; një marrëdhënie e tillë në marrëdhëniet qeveri-biznes është bërë praktikë e zakonshme, e prandaj detyrimet e pashlyera mendohet se kapin shifra të mëdha. Është fjala gjithashtu dhe për detyrime të tjera që shteti ka ndaj bizneseve që kanë fituar gjyqe me të, e për këtë arsye duan të dëmshpërblehen. Malaj theksoi në debat e sipër se është pikërisht borxhi i pashlyer ndaj biznesit që i detyron këta të fundit të mos kenë mundësi shlyerjeje ndaj kredive të marra nga bankat, çka ka rritur në masë portofolin e kredive të këqija, dhe merret vesh se ky është një problem tjetër i rëndësishëm.
Bode iu përgjigj këtyre shqetësimeve duke thënë se borxhi është nën kontroll.
Re.Pu.
Comments
Bode o koke k... Boll bere
<p>Bode o koke k... Boll bere idjotin o se le nam, fluturon gomari ju thote saliu dhe te gjithe hopa, filloni e mbroni me te madhe kete teze. Borxhi i qeverise ndaj biznese private eshte real dhe tmeresisht i madh. E njof mire kete fushe se puna ma lejon te di disa nga keto gjera. Boll genjyet kete popull se e moret ne qafe. Nuk kan buke te hane dhe ju i flisni per shege e ullinj</p>
borxhi eshte ne kontroll per
<p>borxhi eshte ne kontroll per 1,2,3 .... aresye. gazetaret mund edhe te bejne nje histori te borxhit keto vitet e fundit. Kjo do pak pune por e ben artikullin te lexueshem. E vetmja shifer qe permendet eshte 4.3% projektimi i ritjes ekonomike kusuri duket si muhabet kafeneje. faleminderit.</p>
Add new comment