Kalaja e Elbasanit mbulohet me një flamur gjigand kuqezi - Në 26 dhe 28 nëntor, flamuri në Vlorë dhe Prishtinë

Qindra elbasanas iu bashkuan sot Maratonës Kuqezi, të organizuar nga Aleanca KuqeZi. Duke folur për marrveshjen e heqjes së vizave me Sërbinë, Kreshnik Spahiu i Aleancës Kuqezi tha se PD-ja dhe PS-ja e braktisën Kosovën. Mitrovica, tha ai, është zemra e pasurisë kombëtare, për të cilën politikanët e Shqipërisë nuk pipëtijnë; përkundrazi, ata hapin kufijtë pa kushte për Sërbinë, e cila është barrikada e shqiptarëve të Kosovës.
Më tej, Spahi tha se partitë na kanë ndarë festat dhe historinë, por kombi dhe flamuri kuqezi duhet të jenë mbi partitë. Maratona kuqezi do të vazhdojë me shpalosjen e flamurit gjigand në 26 nëntor në Vlorë dhe në 28 nëntor në Prishtinë.
E.Zaloshnja
Comments
Prape me "stalinizma".Edhe
<p> Prape me "stalinizma".Edhe ne nacionalizem te njejta budallalliqe.Kombi me i madh, me i mire,me i zoti! O tempora, o mores!Perseri te njejtin avaz.Banderola e flamuj .Therisni mendjes!Intelektualet shqiptare perseri heshtin,dolen perpara "djemte e prokurorve"dhe nacional-komunistet.Papunesia po na mbyt,drejtesia ne xero,krimi ne llezimkomshinjte ne cati.Po a mbulohen keto me nje flamur te madh,o te mjere!Jepi popullit lavdi dhe e ke ne dore.Jepi popullit "krenari"dhe do te ngopet.Jepu intelektualev "studime historike"te paguara dhe do levdojne edhe Cenxhis Khanin.Turp!</p>
Add new comment