Edi Rama ka nxënë në lëmë të ekonomisë e të financave

Postuar në 05 Nëntor, 2011 07:43

Në fjalën që mbajti në kongres, por edhe në këto ditë e javë që kanë paraprirë kongresin, kemi parë Edi Ramën të flasë për ekonominë e për financat, e të dëshmojë kështu se ka filluar “t’i zotërojë minimalisht këto lëndë”. Më parë, ai nuk futej në diskutime të këtij lloji; dukej që larg që ekonomia e financa ishin mbretëri të fshehtash për të, e prandaj binte në sy një diferencë e qartë mes tij e kundërshtarit Berisha; ky i fundit është dalluar për një know how minimal në këtë drejtim, gjë që e ka fituar për shkak të përvojave në krye të shtetit e të qeverisë, por ndoshta edhe për shkak të këmbënguljes për të nxënë në fusha, që përcaktojnë suksesin e një qeverisjeje (dhe merret vesh, se çfarë bën gabim, s’e bën prej padijes).

Rama nuk është ai i pari. Nuk ka rritur vetëm njohuritë në këto “shkenca”, të cilat janë shumë të largëta nga formimi i tij bazë prej artisti, por është thelluar disi edhe në botën e statistikave e shifrave konkrete, që japin një ide të qartë mbi gjendjen e vendit. Nuk është çudi që të ketë bërë ndonjë kurs intensiv në ekonomi e financa.

M.N.

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

Aman boll me kaq. Si paska nxene ne kete fushe? Duke thene se edhe do ul taksat edhe do ul borxhin??? Rama ben pershesh koncepte qe as nuk duhen ngaterruar ndonjehere me njeri tjetrin. Maksimumi ka pare ne youtube ndonje video te Obames per punen e taksave, meqe ky eshte dhe debati aktual ne USA, dhe perpiqet ta kopjoj verbatum si ne 2009 pa kuptuar nese ceshtjet kane te bejne apo jo me Shqiperine.

Muci eshte shume e thjeshte, qe te marresh vesh nga ekonomia duhet te marresh vesh nga matematika dhe llogjika. Ky tipi as nje provim te fillores te matematikes nuk e kalon dot, maksimumi i llogjikes se tij eshte "o me mua o ne prehrin e Berishes". Me kete lloj llogjike nuk meson dot 2+2, e jo me te mesoj problemet e finances publike e te rritjes ekonomike.

Submitted by fan noli (not verified) on

Rama nuk mka problem me progrmain , e ka problemin me Ruajtjen e Votes. Duhet te beje nje Program per Ruajtjen e Votes;

Submitted by Alban (not verified) on

Me vjen keq tju drejtohem ne kete menyre Z. Nano por Ju e njihni shume pak Ramen. Edi Rama ka (ose ka pas) nje defekt shume te madh, qe eshte paaftesia e tij ta 'shesi' produktin e tij jashtzakonisht cilesor por te paketuar shume keq. Per te paketuar m...saliu ka qenene shume i zoti duke arritur qe te shmangte fitore plebishitare te Rames edhe duke vjedh zgjedhje pas zgjedhje. Edi Ramen e kam ndjek me vemendje te vecante, dhe keto programe qe shumices ju duken sikur dalin vetem sot ne drite, ai ka kohe qe  i ka shpalosur. Vetem, fatkeqesisht, pa arritur te cpoje reagimet e publikut te gjere, ndoshta edhe per shkak se Rama donte ta vinte theksin te skandalet kriminale te pushtetareve. Por kjo nuk ka funksinuar per te sjelle nje vote mbarepopullore, qe do te mposhte cdo korruptim te votes se 'varfer'. Mesa duket, mendoj une, shumices se Shqiptareve nuk Ju bene pershtypje e keqja, atyre u eshte bere lekura shuall. Shqiptaret duan te degjojne lajme te mira qe te cuditen....

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.