Thaçi takon Pack: Nuk do të ketë Plan ‘Ahtisaari Plus’

Postuar në 01 Nëntor, 2011 16:00

Në një takim me europarlamentaren Doris Pack kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka mohuar kategorikisht mundësinë e një pakete ‘Ahtisaari Plus’ që me gjasë do të zgjidhte problemin e veriut të Kosovës. “Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Pakoja e Presidentit Ahtisaari garantojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, gjithashtu ofrojnë standardet më të larta në Europë për garantimin afermativ të të drejtave të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, u shpreh Thaçi duke ritheksuar se “Pakoja e Ahtisaarit nuk do të hapet dhe as nuk do të ndryshohet”. Për të ashtuquajturin ‘Ahtisaari Plus’ ka nisur të flitet së fundmi në shtypin serb dhe sipas shenjave synon një ndarje të problemit të veriut të Kosovës nga tërësia e çështjes kosovare. Shefi i qeverisë së Kosovës ka gjetur rastin për të mohuar zyrtarisht zërat për një paketë të tillë gjatë takimit me Doris Pack. Europarlamentarja Doris Pack në takimin me kryeministrin Thaçi vlerësoi vendosjen e plotë të sundimit të rendit dhe ligjit në pjesën veriore të Kosovës. “Veriu është pjesë e pandashme e Kosovës. Barrikadat janë formë jodemokratike e protestës, pasi ato mohojnë të drejtën themelore të lirisë së lëvizjes”, theksoi Pack dhe shtoi se Pakoja e Ahtisaarit shërben si një platformë e cila garanton dhe ofron të drejtat më afermative për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

H.B.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.