David Cameron: Dua të di sa të lumtur janë britanikët

Postuar në 01 Nëntor, 2011 10:33

Të gjithë e dimë që lumturia nuk mund të matet. Kryeministri britanik David Cameron po bën një tentativë, megjithatë; ndoshta jo për ta matur, por për të krijuar një ide mbi të në Mbretërinë e Bashkuar. Dhe për këtë ka përgatitur një pyetësor (jo ai vetë, kuptohet; një grup pune), që do ua dërgojë online të gjithë shtetasve dhe do t’u kërkojë ta plotësojnë po online.

Pyetjet synojnë sidoqoftë ta kërkojnë lumturinë, jo vetëm tek një mirëqënie individuale (National Well-Being, quhet ky testim), por edhe tek raporti me ambientin. Ja disa nga pyetjet: 1. Jeni i kënaqur me jetën që bëni? 2. Sa të kënaqur jeni që keni pranë burrin/gruan tuaj? 3. Si e vlerësoni shëndetin tuaj mental e fizik? 4. Jeni në punë, dhe ju pëlqen ajo që bëni në punë? 5. Jetoni në një lagje të mirë e të sigurtë, apo i trembeni kriminalitetit aty ku jetoni? 6. Jeni të kënaqur me rrogën që keni? 7. Çfarë arsimi keni? 8. Keni besim tek drejtuesit qendrorë e lokalë të pushtetit?

Jo të gjithë e kanë pritur mirë këtë sondazh. Shkrimtarja Jill Kirby shkruante sot në gazetën Daily Mail: “Ideja se lumturia mund të matet është në rastin më të mirë një marrëzi, e në rastin më të keq një futje hundësh e qeverisë atje ku s’i përket. Qeveria duhet të merrte me gjëra më serioze se sa kjo”.

Është vërtet kaq idiote dhe qesharake si ide? Nuk duket. Për më tepër nuk është se ka ndonjë kosto të madhe. Do të harxhohen veç dy milionë stërlina. Kaq.

M.N.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.