Arkiv-Lajme
Komisioni i Venecias: Reforma zgjedhore është përparësia nr.1
Ka pas lajme këto ditë për një vizitë të një delegacioni të përbashkët të Komisionit të Venecias dhe të OSBE/ODIHR-it, të cilët kanë marrë takime me aktorë të politikës me synimin për t’i nxitur këta të fundit që të ulen pa humbur kohë e të flasin mbi reformën zgjedhore. “Çfarë ka ndodhur, ka ndodhur, dhe mirë është të mos e mbajmë kokën pas”, thanë në thelb ata në një konferencë për shtypin.
GlobalPost: Me Gaddafi-n janë kryer akte sodomike para vdekjes
Momentet e fundit të Moammar Gaddafi-t në këtë botë janë ende të pandriçuara, ndonëse egziston një numër filmimesh amatore të kryera me celular. Një prej këtyre filmimeve ka rënë në dorë të agjencisë së lajmeve GlobalPost, dhe prej pamjeve që duken lindin dyshime të forta se me Gaddafi-n janë kryer abuzime seksuale. Në videon në fjalë duket dikush që mban në dorë një objekt në formën e një shufre, a tubi (plastic apo metalik), dhe me të duket se kryen një lloj penetrimi seksual mbi “robin” e kapur, por kamera nuk e fokuson gjatë këtë skenë.
Anija bankare shqiptare e rrezikuar - kapitenit dhe ekuipazhit i mbaron mandati
Në raportin e fundit të FMN-së për vendin tonë shkruhet: “Shqipëria ka lidhje të forta me Greqinë dhe Italinë, jo vetëm tregtare, por edhe në tregun e punës dhe sistemin bankar. Këto dy të fundit mund të kenë pasoja substanciale, ku rreziku më i madh është ai i infektimit të sistemit bankar.” Por kush e mbikqyr sistemin tonë bankar? Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë, i përbërë nga 9 vetë, me në krye Guvernatorin e Përgjithshëm të saj. Dhe problemi është se 6 prej tyreve u ka mbaruar mandati 7-vjeçar qysh prej dy javëve.
Stina e një mercato-je masive
Një ditë po e një ditë jo del një lajm mbi një socialist lokal, që ka kaluar në kampin tjetër. Ngjarja më e rëndë në këtë drejtim u regjistrua me deputetin Vangjel Tavo, i cili ndërroi fanelën e PS-së me atë të LSI-së, ndërsa ngjarja më e freskët është ajo e Vlorës, ku ish-kryetari i PS-së, Kujtim Sulçe, u hodh gjithashtu me LSI-në. Në një intervistë për Shekullin, Sulçe e motivon largimin e tij nga PS-ja me pakënaqësitë ndaj Ramës e ndaj mënyrës se si ky drejton partinë më të madhe të opozitës.
Kazakistani punëson si këshilltar ish-kryeministrin Tony Blair
Në një lëvizje që ngjan se po bëhet traditë në vendet e Europës Lindore apo ato aziatike, Kazakistani ka pajtuar ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, si këshilltar për çështje ekonomike. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kazakistanit, Altai Abibulaev, u tha gazetarëve se Blair ishte një ndër ata zyrtarë ndërkombëtarë që “u janë përgjigjur ftesës së qeverisë së Kazakistanit për të siguruar këshilla mbi politikat ekonomike, çështjet e adminsitrimit publik dhe politikën ndërkombëtare”.
Kontroll faktesh: Sa TVSH grumbullon realisht shteti nga një bukë e zakonshme?
PS-ja ka propozuar uljen e TVSH-së për disa produkte bazë me arsyetimin se, në nivelin aktual të 20-përqindëshit, kjo taksë e rëndon shumë buxhetin e familjeve të varfëra shqiptare. Por një investigim që bëmë në disa fabrika mielli e furra buke na tregon se, të paktën për bukën, barra që TVSH-ja i ngarkon qytetarit të thjeshtë është shumë më e lartë se 20%.
Ushtarë rusë dhe një prift luten e këndojnë për Kosovën afër urës së Ibrit
Agjencia e lajmeve Kosovapress njofton se njëmbëdhjetë persona të veshur me uniforma të ushtrisë ruse janë parë të lëvizin nëpër qytetin e Mitrovicës. Të hënën rreth mesditës, raporton i njëjti burim, grupi në fjalë ka arritur, hipur në tri automjete, te ura kryesore e lumit Ibër në Mitrovicë. Ata janë ndalur te përmendorja që ndodhet në cepin verior të kësaj ure, ku janë lutur dhe kanë kënduar këngë “për Kosovën”. Kosovapress shkruan se ushtarakët rusë shoqëroheshin edhe nga një prift.
Arid Uka përballë ushtarit amerikan, në kokën e të cilit i ngeci arma
Arid Uka (në foton shoqëruese është tok me avokaten e tij) është vënë sot në një gykatë të Gjermanisë përballë ushtarit amerikan, të cilit ai do t'i merrte jetën, por rastësia ia shpëtoi. Nuk dihen emocionet e amerikanit Trevor Brewer, kur është përballur me vrasësin e shokëve të tij, por ndoshta më shumë se gjithçka ka menduar për atë "klikun" e thatë që ka lëshuar këmbëza e pistoletës së Ukës dhe që e ka penguar të shkrehë plumbin që do t'i merrte jetën.
Ironia e Sarkozy-së ndez gjakrat; italianët reagojnë ashpër
Kur u ula sot në mëngjes të shkruaja lajmin me titull “Italia po humbet prestigj; dhe italianëve po u dhemb kjo gjë”, ironia e dyshes Merkel-Sarkozy gjatë konferencës së shtypit në adresë të Berlusconi-t nuk ishte shndërruar ende në një incident diplomatik. Pak më pas, duke parë me sa duket që videoja e konferencës për shtypin po merrte dheun, doli ministri i jashtëm, Franco Frattini, dhe foli me një ton zemërak e të prerë. “Nuk mund të tallet njeri me Italinë në këtë mënyrë”, u shpreh ai. Dhe më poshtë i bëri me dije Sarkozy-së, se çështja “Bini Smaghi” nuk do të zgjidhet ashtu si do ai.
Vetvendosja po "ua nxin jetën" autoriteteve në Kosovë
Gjatë konferencës mbi “liberalizimin e vizave”, mbajtur në Prishtinë, panelit të big-wig-ëve që ishin caktuar të mbanin ligjërata iu bë jeta disi e vështirë nga disa veprimtarë të Vetvendosjes.