GlobalPost: Me Gaddafi-n janë kryer akte sodomike para vdekjes

Postuar në 25 Tetor, 2011 06:13

Momentet e fundit të Moammar Gaddafi-t në këtë botë janë ende të pandriçuara, ndonëse egziston një numër filmimesh amatore të kryera me celular. Një prej këtyre filmimeve ka rënë në dorë të agjencisë së lajmeve GlobalPost, dhe prej pamjeve që duken lindin dyshime të forta se me Gaddafi-n janë kryer abuzime seksuale. Në videon në fjalë duket dikush që mban në dorë një objekt në formën e një shufre, a tubi (plastic apo metalik), dhe me të duket se kryen një lloj penetrimi seksual mbi “robin” e kapur, por kamera nuk e fokuson gjatë këtë skenë. I zoti i celularit e ka larguar menjëherë objektivin e kameras, me sa duket i këshilluar apo urdhëruar nga dikush aty rrotull. Më tej, pamjet tregojnë Gaddafi-n të pafuqishëm, të përhumbur, të përgjakur, të dorëzuar.

Pamjet nuk janë 100% të qarta, por gjasat janë që me kolonelin libian të jetë kryer një akt sodomik, me synimin për ta poshtëruar në momentet e fundit të jetës. Dhe ia kanë arritur qëllimit. Nëse do ta kish ditur këtë fund, Moammar Gaddafi do ia kish hequr vetes e nuk do ta linte veten të binte në duart e rebelëve. Nuk i falet që s’e ka ditur, sidoqoftë. Asnjë diktator i kohëve moderne nuk ka vdekur në këtë mënyrë, i torturuar dhe i poshtëruar faqe botës.

Re.Pu.

Comments

Submitted by i ikur nga ferri (not verified) on

<p>shume mire ja kane bere</p><p>nuk ka meshire per ata qe nuk kane meshire</p><p>jeta dhe v dekja jane bekimi dhe denimi yne</p><p>ne koke te Saliut dashte Zoti. Marrte ne boten tjeter urrejtjen qe ka mbjelle ne popull</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.