Berisha: Aksidentet një problem i madh. Në fakt, janë një problem SHUMË i madh

Postuar në 27 Tetor, 2011 10:35

Kryeministri Berisha ka deklaruar sot se dhënia e patentave personave që nuk kanë aftësitë e nevojshme për të drejtuar një automjet është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve në vendin tonë. Duke folur në ceremoninë e përurimit të sistemit të ri elektronik për patentat dhe targat e automjeteve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor, ai tha: “Shqipëria është cilësuar vend me numër të lartë aksidentesh, çka do të thotë se duhet të bëjmë një përballje shumëplanëshe me këtë çështje shumë të dhimbshme”.

Në fakt, Shqipëria nuk është vend me numër të lartë aksidentesh; është vend me numër SHUMË të lartë aksidentesh.

Në Shqipëri, ndodhin mesatarisht 6 aksidente çdo 5 ditë. E përkthyer në një numër të krahasueshëm me vendet e tjera, kjo statistikë do të thotë se në Shqipëri ndodhin 21 aksidente për 10.000 automjete, ose 3.6 herë më shumë se në vendet ish-komuniste e 11 herë më shumë se në Suedi. Dhe ç’është më e keqja, gjysma e aksidenteve automobilistike shqiptare përfundojnë me vdekjen e të paktën njërës prej viktimave - një rekord absolut evropian.

Në bazë të një studimi që kam kryer rreth aksidenteve në Shqipëri më ka rezultuar se, në qoftë se të gjithë njerëzit që udhëtojnë me automjete përdorin rripin e sigurisë, numri i vdekjeve nga aksidentet pakësohet pothuajse 45% e numri i plagosjeve të rënda pakësohet me 28%. Përkthyer në gjuhën ekonomike, kjo do të thotë se efekti në koston totale të aksidenteve do të ishte një ulje rreth 30%. Në mënyrë të ngjashme, në qoftë se shpejtësia mesatare e ngarjes së automjeteve në të gjithë vendin ulet me 5 km/orë, numri i aksidenteve, e për rrjedhim edhe kostoja totale e tyre, do të ulej 25%. Ndërsa një përgjysmim i numrit të shoferëve të pirë do të ndikonte në një reduktim prej 25% të faturës që shoqëria shqiptare paguan për aksidentet automobilistike.

Për të shpëtuar jetë njerëzish dhe për t’i realizuar shoqërisë kursime si të mësipërmet, qeverisë i duhet të bëjë vetëm shpenzime modeste për zbatimin rigoroz të rregullores së qarkullimit rrugor dhe për fushatën e ndërgjegjësimit të publikut. Ose thënë ndryshe, i duhet ta vrasë më tepër mendjen për jetën dhe mirëqenien e shtetasve të vet.

E. Zaloshnja

Comments

Submitted by Tiku (not verified) on

<p>Do te doja te shtoja dhe mungesen totale te Ndihmes se Shpejte! Shumica e te demtuarve shoqerohen me automejte private nga njerez qe nuk kane asnje lloj kompetence apo njohurie ne Ndihmen e Shpejte!&nbsp;</p>

Submitted by Agush (not verified) on

<p>kalimi nga ngarja e gomarit te mercedezi,perben nje shkak kryesor te qarkullimit ne rruget e vendit...duhet nje kohe &nbsp;e caktuar,dhe kjo kohe per fat te keq do dhe pengjet e vete.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.