La Repubblica bën ironi me Metën

Postuar në 20 Tetor, 2011 12:00

E përditshmja italiane la Repubblica i është qepur Ilir Metës me bukë në torbë (kështu thuhet nga zona e Skraparit) pas  fotos scoop të zbuluar nga Top-channel-i. Ata kanë nxituar ta intervistojnë dje Ilir Metën, dhe ky i fundit u ka thënë (është publikuar në numrin e sotëm) se “takimin e kujtoj shumë mirë, por nuk më kujtohet se kush tjetër ishte përveç ministrit Frattini. Fotoja është zyrtare, dhe ai rob (është fjala për sekserin Lavitola) duket që është i pranishëm. Me siguri ka pasur miratimin e ndokujt për të qëndruar aty me ne”.

Sot Meta ka dhënë një njoftim për shtypin tonë, dhe të përditshmen italiane e kanë informuar menjëherë mbi faktin që ish-zv.kryeministri shqiptar thotë një ditë më pas gjëra që bien në kontradiktë me ato që i ka thënë gazetës në fjalë. Dhe lajmin e ri të publikuar fillimisht në versionin online e fillojnë në mënyrë ironike: “Lavitola? S’e kam njohur kurrë këtë njeri”, na tha dje Ilir Meta. “Lavitola? E njoh prej kohësh”, thotë sot Ilir Meta. 

Është e qartë pra se i referohen njoftimit të sotëm për shtypin, ku Meta pohon se “Lavitola-n e njihja prej kohësh si kryeredaktor të një gazete italiane”.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.