Ilir Meta i mbahet variantit të vet; padit gazetën la Repubblica.

Postuar në 21 Tetor, 2011 08:18

Ilir Meta mohon të ketë dhënë një intervistë për të përditshmen italiane la Repubblica. Kjo e fundit publikoi faktin që kish intervistuar Metën, dhe që ish-zv.kryeministri shqiptar është shprehur se “nuk e ka njohur kurrë Lavitola-n”. Ca orë më vonë, e njëjta gazetë informohet mbi një njoftim të Metës për shtypin e Tiranës, ku thuhet se “Lavitola-n e kam njohur prej kohësh si kryeredaktor të një gazete italiane”, dhe ironizon qysh në titull kthesën 180 gradëshe që Meta, sipas gazetës, ka marrë në harkun e 24 orëve.

Sot Ilir Meta i mbahet fort variantit të njoftimit për shtypin. Por nuk flet vetë; flet me gojën e zëdhënësit të partisë së tij. “Me këtë rast dua të konfirmoj edhe një herë, në emër të z. Meta se drejtuesi i gazetës L’Avanti, z. Lavitola, të cilin sikurse ka deklaruar më parë, z. Meta e njeh prej kohësh si përfaqësues të medias italiane, ka qenë i pranishëm në një konferencë shtypi gjatë vizitës zyrtare të z. Meta në Romë, ashtu si edhe shumë gazetarë të tjerë. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me z. Frattini, është përshëndetur me z. Lavitola, ashtu si me shumë gazetarë të tjerë italianë dhe shqiptarë, në hollin e ambjenteve të konferencës”, shprehet zëdhënësi.

Më poshtë, zëdhënësi thotë se ““Ilir Meta nuk ka dhënë asnjë intervistë për La Reppublica. Kjo gazetë ka shpifur ndaj zotit Ilir Meta. Për këtë arsye, zoti Meta do ta hedhë në gjyq këtë gazetë.”

Pritet reagimi i gazetës la Repubblica. Me siguri, nuk ka për të vonuar.

E.G.

Comments

Submitted by backa (not verified) on

<p>Liro Skrapi,mos u krruaj me La Repubblica,se te nxjerr lakuriq si pule te zjere.Nuk eshte leter bakalli qe ti tregosh pazarin,po lere,kot qe them,se eshte shashke jotja per tu mbyllur zhurma.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.