Arkiv-Lajme

Pritet një provë tjetër force mes Presidentit e maxhorancës

Postuar në 18 Tetor, 2011 05:24

Po vjen hera e stafetës në krye të institucionit të Bankës së Shqipërisë dhe të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Mandati shtatëvjeçar i guvernatorit aktual të Bankës dhe kryetarit aktual të KLSH-së mbaron këtë muaj, dhe Presidenti ka detyrimin kushtetues t’i propozojë parlamentit kandidaturat e veta për të dy këto poste. Pritet që ai ta bëjë këtë gjë në ditët a javët e ardhshme, dhe tok me këtë pritet dhe një provë force mes presidencës dhe maxhorancës.

Qeveria rrit buxhetin duke rritur borxhin

Postuar në 18 Tetor, 2011 04:28

Para dy muajve, në korrik, Ministria e Financave i ka propozuar qeverisë, duke marrë dhe miratimin e kësaj të fundit, kuadrin makro-ekonomik fiskal për periudhën 2012-2014, dhe në bazë të vendimit që është marrë, borxhi në vitin 2012 është parashikuar të jetë 59,2% e GDP-së, ndërsa deficiti 3%. Në këtë mbledhje të qeverisë dhe me këtë vendim të marrë është revizionuar disi entusiazmi i fillimvitit. Në shkurt thuhej se borxhi nuk do ta kalonte nivelin e 58,7% të GDP-së.

Argumenti i gjuhës ndjell; debati Topi-Topalli më pak

Postuar në 18 Tetor, 2011 03:56

Debati Topi-Topalli po i ndjell të gjithë, por jo për thelbin e vet. Të gjithë po duan ta thonë të tyren lidhur me një element margjinal të këtij debati, siç është ai mbi përdorimin e standardit dhe të dialekteve në foltoret e mjedisin institucional. Të kuptohemi, është një argument i rëndësishëm, por në debatin në fjalë u fut si pa dashje.

Aplikacioni ‘iPhone’ zbulon gruan tradhtare

Postuar në 17 Tetor, 2011 17:33

Një prej aplikacioneve të të sapodalit në treg iPhone 4S, i quajtur Find my Friends, i ka shërbyer një prej bartësve të tij si mënyrë për të zbuluar se gruaja po e tradhëtonte. Find my Friends u prezantua nga Apple si një mënyrë e shkëlqyer për të gjurmuar e lënë takime me miqtë në mënyrë shumë të thjeshtë. Nëse ata bien dakord, aplikacioni lejon që në ekranin e iPhone-it tënd të shfaqet një hartë me vendodhjen e tyre.

Intervista, Ben Blushi flet si alternativë e Ramës në PS

Postuar në 17 Tetor, 2011 16:41

Intervista e Ben Blushit në të përditëshmen ‘Panorama’ ka sjellë disa të reja. Së pari, ka thyer heshtjen e gjatë politike të Blushit, një individ që ‘u harrua’ me politikën për hir të letërsisë. Së dyti, gjuha, toni dhe përmbajtja e intervistës japin përshtyjen e një përimtimi të kujdeshëmm nga ana e të intervistuarit. Nuk është e vështirë për të dalluar se biseda mes Ben Blushit dhe gazetarit Robert Rakipllari nuk është një që ka ndodhur në një kafene ku bashkë me kafet e cigaret është ndjerë nevoja edhe e diktofonit.

Mazhoranca nuk zbaton as rregulloren parlamentare në fuqi

Postuar në 17 Tetor, 2011 12:02

Opozita e konsideron rregulloren aktuale parlamentare si mbytëse për të. Prandaj dhe kërkon ndryshimin e saj. Por sot mësoi se edhe atë pak mbrojtje që ia jep rregullorja aktuale, nuk ia jep mazhoranca.

Procesi “Gërdeci “ drejt fundit

Postuar në 17 Tetor, 2011 11:31

Katër prokurorët e Republikës, Genci Cano, Petrit Bisha, Altin Dumani dhe Ajeta Yaimi, kanë lexuar qëndrimin e konkluzionet përfundimtare (pretencën, siç quhet në zhargonin e përditshëm) lidhur me çështjen “Gërdeci”. Materiali i pretencës ka qenë aq voluminoz (500 faqe, thuhej në lajmin e balkanweb-it), sa senca është shtyrë për nesër, dhe nuk është çudi që edhe e tërë séanca e nesërme të merret prej kësaj procedure.

Debati Topi-Topalli përfshin dhe ekspertët e gjuhës

Postuar në 17 Tetor, 2011 07:02

Përthyerja jo politike e debatit Topi-Topalli ka përfshirë dhe të tjerë, sidomos ekspertët e njohësit e gjuhës, dhe ka sjellë në fokus argumentin e standardit të gjuhës shqipe e të ligjërimit publik. Gazeta Shqiptare ka intervistuar gjuhëtarin Emil Lafe e përkthyesin Edmon Tupja, dhe që të dy, kush më shumë e kush më pak, janë përpjekur ta shfryjnë tollumbacen e sherrit në planin gjuhësor. Sipas Tupes ky është një debat politik, dhe është mirë të mos përzihet me gjuhën.

Politika bëhet edhe më konfliktuale pas raportit të BE-së

Postuar në 17 Tetor, 2011 05:23

Pas raportit të BE-së mbi Shqipërinë, i cili ishte me ngjyra të zeza dhe i cili i tha “jo” kërkesës së qëmotshme për statusin e vendit kandidat, pritej një sjellje skrupuloze dhe e kujdesshme e klasës politike. Ka ndodhur e kundërta. Dy ditë pas publikimit të këtij raporti, parlamenti u shndërrua dhe njëherë në një arenë kacafytjeje mes palëve (“do ta bëj fytyrën më të zezë se sa këpuca”, iu drejtua kryeministri deputetit Tahiri).

Blushi: Fitojmë nëse tregojmë se jemi ndryshe nga PD-ja

Postuar në 17 Tetor, 2011 04:47

Pas një heshtjeje të gjatë, shumë të gjatë, bëhet i gjallë Ben Blushi me një intervistë për Panoramën. Blushi shfaqet opozitar me titull të plotë, shfaqet gjithashtu me frymëzime politike të majta, gjë që nuk para bëhet këtejpari, dhe në fund përpiqet të na japë një fotografi të vetën të realitetit politik shqiptar. Fut në scanner opozitën, ku ai bën pjesë, por këtë herë fut mirë në scanner dhe maxhorancën, e në këtë mes bie në sy një qëndrim i fortë dhe i qartë lidhur me 21 janarin.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme