Qeveria rrit buxhetin duke rritur borxhin

Para dy muajve, në korrik, Ministria e Financave i ka propozuar qeverisë, duke marrë dhe miratimin e kësaj të fundit, kuadrin makro-ekonomik fiskal për periudhën 2012-2014, dhe në bazë të vendimit që është marrë, borxhi në vitin 2012 është parashikuar të jetë 59,2% e GDP-së, ndërsa deficiti 3%. Në këtë mbledhje të qeverisë dhe me këtë vendim të marrë është revizionuar disi entusiazmi i fillimvitit. Në shkurt thuhej se borxhi nuk do ta kalonte nivelin e 58,7% të GDP-së.
Por gjërat kanë ndryshuar me shpejtësi. Dje në grupin parlamentar të PD-së, kryeministri Berisha bëri një revizionim tjetër. Ai tha se deficiti nuk do ta kalojë nivelin e 3,2 përqindëshit, dhe deficiti nuk do të jetë më i madh se sa 59,7%. Dhe me këtë shpjegohet deklarata e tij stratosferike se “ky buxhet do të jetë më i madhi në historinë e këtij vendi” Berisha vazhdon ta shesë rritjen e borxhit si një sukses të tijin. Në harkun e gjashtë viteve të fundit, ai e ka rritur borxhin publik nga 50% në 60% të GDP-së.
Re.Pu.
Add new comment