Debati Topi-Topalli përfshin dhe ekspertët e gjuhës

Postuar në 17 Tetor, 2011 07:02

Përthyerja jo politike e debatit Topi-Topalli ka përfshirë dhe të tjerë, sidomos ekspertët e njohësit e gjuhës, dhe ka sjellë në fokus argumentin e standardit të gjuhës shqipe e të ligjërimit publik. Gazeta Shqiptare ka intervistuar gjuhëtarin Emil Lafe e përkthyesin Edmon Tupja, dhe që të dy, kush më shumë e kush më pak, janë përpjekur ta shfryjnë tollumbacen e sherrit në planin gjuhësor. Sipas Tupes ky është një debat politik, dhe është mirë të mos përzihet me gjuhën. Ky debat i fokusuar tek gjuha, dhe i bërë kështu si bëhet, të sjell ndër mend – thotë me fjalë të tjera përkthyesi i njohur – ndasitë e vjetra krahinore; e prandaj është i rrezikshëm.

Lidhur me përmasën gjuhësore të këtij debati, që në thelb është i natyrës politike, Emil Lafe është i idesë se të gjithë flasim në dialekt, të gjithë duhet të respektojmë standardin në ligjërimin tonë publik, e të gjithë duhet të përdorim sa më pak fjalë të huaja. Këtë ide të fundit e mbështet fuqimisht dhe Tupja (ai është, në fakt, mbështetës i hershëm i kësaj teze). Pranoj më shumë fjalën shqipe “katërdhetë”, se sa fjalën e huaj “suport”, thotë ai.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.