Arkiv-Lajme

Betejë sondazhesh në garën mes republikanëve

Postuar në 13 Tetor, 2011 05:58

Kur para ca ditësh u dha lajmi se Herman Cain, republikani me ngjyrë, biznesmen e publicist, po fitonte terren në garën brendapartiake për “postin” e kandidatit presidencial për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, shumëkush e mori për një “flakë kashte”. Mirëpo ditët e javët kalojnë dhe ngritja e tij po konfirmohet si një “dukuri e qëndrueshme”. Nga një sondazh i kryer nga NBC News/Wall Street Journal, Cain-i rezulton të ketë mbështetjen e 27% të votuesve republikanë.

Një seri tjetër e filmit “Agolli e Basha kanë rënë në dashuri”

Postuar në 13 Tetor, 2011 05:06

Lulzim Basha i ka kthyer ‘nderin me nder’ Dritëro Agollit. Ky i fundit, pas 8 majit, në pikun e debatit mbi anomalitë proceduriale në përcaktimin e fituesit të bashkisë së Tiranës, nuk u mendua dy herë për ta marrë në telefon e për t’i bërë një përshëndetje të ngrohtë “kryetarit të ri të bashkisë”. Shumëkush e interpretoi këtë ngut të Agollit si një karshillëk ndaj Kadaresë, i cili ca ditë përpara Agollit, i shqetësuar nga përshkallëzimi i mundshëm i tensionit mes palëve, i kish kërkuar Bashës të bënte një tërheqje elegante nga gara.

Agolli: Unë dhe Kadare jemi të ndryshëm

Postuar në 13 Tetor, 2011 04:15

Dritëro Agolli mbush sot 80 vjeç. Është një fakt jo shumë i njohur, por Agolli ka lindur në të njëjtën datë me Migjenin: 13 tetor. Përkimi mbyllet në planin horoskopik, sidoqoftë. Po, janë poetë par ecxellence që të dy, por janë të ndryshëm. Shumë të ndryshëm.

Përkujtohet Migjeni .... edhe me polemika

Postuar në 13 Tetor, 2011 03:50

Sot është 100 vjetori i lindjes së poetit Millosh Gjergj Nikolla, alias Migjeni. Ka pasur një vibrim intelektual e akademik të vetvetishëm me këtë rast. Do të publikohen shumë shpejt dy libra mbi Migjenin, dhe autorët nuk janë dosido. Është fjala për Alfred Uçin e Nasho Jorgaqin. Nga ana tjetër, në shtypin e sotëm bien në sy një numër shkrimesh, që i kushtohen kësaj dite, si ai i Kristaq Jorgos në Shekulli apo ai i Ardian Ndrecës në Mapo.

Berlusconi të vetëve: pa mua merrni fund të gjithë

Postuar në 13 Tetor, 2011 02:24

Sot Berlusconi do të mbajë një fjalim në Dhomën e Ulët. Shuplaka që mori pardje ishte nga më të fortat që ka marrë në Montecitorio. Ishte një surprizë për njerëzit e maxhorancës, të cilët nuk u bënë dot maxhorancë në votën për “il Rendiconto dello Stato 2010”. Në mënyrë të pashpjegueshme nuk votoi as ministri i Ekonomisë, Tremonti, duke e zemëruar si kurrë ndonjëherë kryeministrin e vet.

Reagimi post-Raport; mbërrin Rama ‘i zbutur’

Postuar në 12 Tetor, 2011 16:33

Ka qenë i çuditshëm reagimi për mediat i kryetarit të Partisë Socialiste, pak pas konferencës së shtypit të ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Etore Sekui që përmbyllli edhe procesin e prezantimit të progres-raportit. I kursyer si asnjëherë tjetër, deklarata që zyra e shtypit të Partisë Socialiste i dërgonte mediave në vend ngjante sikur të ishte shkruar në kulmin e përtesës dhe indiferencës. Edhe gjuha e reagimit zyrtar të lidershipit socialist ishte e drunjtë. Dalloheshin në të fraza burokratike e larg stilit të z.

Brukseli: Serbia është ok, nëse njeh Kosovën

Postuar në 12 Tetor, 2011 14:23

U duk, ose të paktën u besua nga shumëkush, se Serbia, me të dorëzuar në Hagë dy të dyshurarit e mëdhenj për krime të lufte (të fundit), do ta kishte të shtruar rrugën për në BE. Në fakt, të dyshuarit për krime lufte që shëtisnin të lirë në territorin serb ishin një pengesë absolute në procesin e afrimit në BE, por arrestimi i tyre nuk don të thotë afrim automatik me klubin e Brukselit. Ka dhe pengesa të tjera. Së pari, ka një numër standardesh, si në rastin e Shqipërisë, që duhen përmbushur.

Reagim ndaj shkrimit “Imami shqiptar në Zvicër: rrihni fëmijët nëse nuk luten”

Postuar në 12 Tetor, 2011 11:31

Në artikullin e gazetës Der Sontag, Nr. 40, të datës 9 Tetor 2011, u lançua një artikull nga Katia Murmann, redaktore e gazetës në fjalë, e cila publikoi disa pjesë të artikullit të Mr. Fehim Dragusha, Imam dhe ligjerues në Xhaminë El-Hidaje, në St. Gallen të Zvicrës. Redaktorja Katia Murmann, në artikullin e saj të publikuar fyen rëndë Imamin e Xhamisë, duke u marrë vetëm me një pjesë të hadithit, pa u futur fare në shpjegimin dhe komentin e hadithit në fjalë.

Fule, një raport me gjysmë zemre për një progres me gjysmë zemre

Postuar në 12 Tetor, 2011 11:08

Duket se vetëm Mali i Zi ka arsye për të festuar pas daljes së raport-progresit të Komisionit Europian prezantuar nga Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fule. Pa ekuivok ai propozon që me Podgoricën duhet të fillojnë bisedimet për anëtarësimin e Malit të Zi në BE. Ndërkohë që Kroacia e ka marrë dritën jeshile të anëtarësimit, mbeten jashtë vendet e tjera të Ballkani: Shqipëria, Bosnja, Kosova, Serbia dhe Maqedonia. Me këto, BE, edhe njëherë, ka përdorur të preferuarën e saj, metodën e “shkopit dhe karrotës”.

Progres-raporti i BE-së: Zgjedhjet e 8 majit vetëm pjesërisht i arritën standardet

Postuar në 12 Tetor, 2011 08:09

Në progress-raportin e përgatitur nga Komisioni Europian për Parlamentin Europian dhe Këshillin e Ministrave të BE-së, sugjerohet që Shqipërisë të mos i jepet statusi i vendit kandidat. Sipas raportit, kërkesa kryesore politike për kandidim nuk u plotësua nga Shqipëria, gjegjësisht, zhvillimi i zgjedhjeve sipas standardeve dhe praktikave më të mira ndërkombëtare.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme