Një seri tjetër e filmit “Agolli e Basha kanë rënë në dashuri”

Lulzim Basha i ka kthyer ‘nderin me nder’ Dritëro Agollit. Ky i fundit, pas 8 majit, në pikun e debatit mbi anomalitë proceduriale në përcaktimin e fituesit të bashkisë së Tiranës, nuk u mendua dy herë për ta marrë në telefon e për t’i bërë një përshëndetje të ngrohtë “kryetarit të ri të bashkisë”. Shumëkush e interpretoi këtë ngut të Agollit si një karshillëk ndaj Kadaresë, i cili ca ditë përpara Agollit, i shqetësuar nga përshkallëzimi i mundshëm i tensionit mes palëve, i kish kërkuar Bashës të bënte një tërheqje elegante nga gara. “Jam qytetar nderi i Tiranës, dhe më takon të uroj qytetarin nr. 1 të këtij qyteti”, sqaroi Agolli, dhe aty për aty shtoi një nga ato batutat e tij fluturake e të rrëshqitshme: “unë jam dhe fshatar, dhe fshatarët urojnë për bereqetin, se aty i kemi sytë”.
Sot pra, në përvjetorin e 80- të lindjes së Agollit, kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha i ka bërë një vizitë në shtëpi, ku nuk harroi të japë dhe konsiderata të natyrës letrare: “Dritëro Agolli është ndër shkrimtarët më të mirë të letërsisë sonë. Ai është njeri me vizion të kthjellët, të qëndrueshëm dhe i pandikuar nga interest e çastit”, tha ai duke lënë një nëntekst të qartë pickues në adresë të Kadaresë, me të cilin urat janë të prishura njëherë e mirë.
Basha ka të drejtë t’i jetë mirënjohës Agollit, pasi ky i fundit i ka bërë një shërbim me vlerë të pallogaritshme në ato momente të karfosjes maxhorancë-opozitë lidhur me atë që po ndodhte në KQZ. Agollin e mbajnë, apo e quajnë, patriark të socialistëve, e në këtë kuptim urimi i tij ishte një “testimonial” që vlente miliona; në planin metaforik, kuptohet.
E.G.
Comments
Vari l..t eshte kjo pune...
<p>Vari l..t eshte kjo pune... Ben nje here nje pune me mend Kadareja, vete dhe e prish Agolli. Ne keto kushte qe eshte Basha kapet pas çdo dege sado e thare qe te jete, qe te dale pak me sh ne breg, meqenese eshte i zhytur deri ne palce ne llum...</p>
Telefoni kishte si qellim per
<p>Telefoni kishte si qellim per ti thene Rames qe mos ngri njerezit kot se vriten per asgje ( si 21 Janari ) se kete pune ata d.m.th "Saliu & Co " e mbyllen me kete menyre " Ky stan kete bulmet ka "......dhe ske c'ben.......Ishte per ti thene Rames qe lere me kaq......mos krijo Rremuja....</p>
Add new comment