Arkiv-Lajme
Përsëritet Zogu i Zi: Qeveria “anulon” punimet e qendrës
Ka më tepër se një vit që ka filluar rikonstruktimi i qendrës së Tiranës mbi bazën e një projekti të bërë nga një studio ndërkombëtare dhe të miratuar nga Këshilli i Rregullimit të Territorit. Punimet në atë zonë kanë ecur me ritmin e breshkës, duke provokuar një ngadalësim dramatik të trafikut e duke bllokuar pothuaj totalisht magjistralin kryesor të kryeqytetit. Bashkia e Tiranës ka patur pretendimin se e gjitha kjo ka ardhur për shkak të egzekutivit të kryesuar nga Berisha, i cili “ka bllokuar ndërtimin e Unazës së Madhe e të Vogël deri më sot”.
Intervista e Lul Berishës; e sofistikuar për të qenë e dikujt me 12 klasë shkollë
Lul Berisha, i ashtuquajtri kapo i bandës së Durrësit, i ka zënë nja dy faqe të mira sot të përditshmes Panorama me një intervistë të gjatë. Procesi ndaj L. Berishës dhe asaj që prokuroria etiketon si bandë të tij, i është ofruar finishit dhe pritet vetëm një vendim i Gjykatës, pasi akuza ka kërkuar dënime ‘maratonomike’ për të dhe anëtarët e tjerë. Ndërkohë që pritet vendimi i gjykatës, Lul Berisha i ‘dhuron’ këtë intervistë shtypit ku shfaqen disa shqetësime.
“Kuqezinj” në pozicione të kundërta
Këtë fundjavë, dy nga zërat e shoqërisë shqiptare që pretendojnë të jenë flamurtarë të patriotizmit – PDIU-ja dhe Aleanca Kuqezi – dhanë mesazhe krejt të kundërt me njëri-tjetrin. Shpëtim Idrizi i PDIU-së, në vazhdën e turit “Ji krenar qe je shqiptar”, u bëri thirrje qytetarëve beratas që të mos e mohojnë kombësinë e tyre gjatë procesit të censusit. Ndërkohë, Aleanca Kuqezi nga Lezha ka bërë thirrje kundër censusit. Juristi Endri Shabani i Aleancës Kuqezi ka përsëritur për të n-tën herë se ky proces është nxitur nga qarqe antishqiptare.
Gruevski në Gollobordë; censusi maqedonas ka dështuar, por ai shqiptar vazhdon
Kryeministri maqedonas Nikola Gruevski ka ndaluar sot, në një vizitë të papritur jozyrtare në Gollobordë, fshat në vijën kufitare ndërmjet Maqedonisë e Shqipërisë. Ndalesa e papritur e shefit të qeverisë maqedonase vlen të përmendet për dy arsye. E para, përkon me kohën kur në Shqipëri po kryhet censusi ose regjistrimi i popullsisë, pjesë e së cilës është edhe një komunitet i vogël maqedonas. E dyta, ka të bëjë gjithashtu me censusin, jo me atë shqiptar, por atë të organizuar nga autoritetet e Shkupit.
Presidenca: Spicat janë për Topallin, jo për shkodranët
Presidenca, mbi pretendimin se individë apo grupe të caktuara partiake janë duke interpretuar spicat e tij në adresë të Topallit si një fyerje në adresë të Shkodrës e të shkodranëve, e ka parë të udhës për të dalë për të dytën herë brenda ditës me një njoftim për shtypin.
Shkrimet mbi Migjenin, dhe titujt mashtrues të gazetave
Janë shkruar shumë artikuj mbi Migjenin në 100 vjetorin e lindjes së tij. Janë të pakta rastet e ngjashme, kur në një përvjetor lindjeje të një personaliteti të kulturës sonë të jenë bërë kaq shkrime, të cilat jo vetëm kanë qenë çalltisje individuale e të paporositura, por edhe kanë konstrastuar me një indiferencë e përtaci të establishment-it politik. Shkrimet më të fundit ishin në numrin e sotëm të Shekullit, dhe mbanin firmën e Rudolf Markut dhe të Lekë Tasit.
Zogaj: Agolli po qesëndis pushtetin!!!
Vëmendja e pushtetit ndaj Dritëro Agollit në ditëlindjen e 80-të të tij ka ngjallur shumë kureshtje e diskutime në mjedisin publik. Nuk qe ndonjë befasi e madhe, pasi ka kohë që vihet re një vardisje e tyre përballë shkrimtarit, të cilin njëherë e një kohë e kanë anatemuar. Madje, që të jemi më të saktë, ka qenë Agolli, i majjti par excellence, që e ka përuruar këtë stinë mirëkuptimi e dashurie, kur në pikun e debatit mbi zgjedhjet problematike në Tiranë ngriti receptorin e telefonit, formoi numrin e Luzim Bashës, dhe i tha këtij të fundit: Urime zoti kryetar i Bashkisë!
Rama: Me plehrat po i bëhet vendit një dëm katastrofik
Në fund të column-ës së tij të javës, Rama ka një shpjegim për lapsusin që bëri Berisha në një fshat, ku u tha pjesëmarrësve në tubim se “ju duhet të punoni për të mirën e familjes time”: “Ai po merret veç me punët e tij në kurriz të njerëzisë, dhe po merret aq shumë, sa mendja e ka vështirë të ndërrojë gjthnjë marsh në çastin e duhur”. Rrjedhimisht, për Ramën nuk kemi të bëjmë me një ngatërresë; përkundrazi, kemi të bëjmë me një lapsus freud-ian.
Topi versus Topalli: Clash of Civilizations
Presidenti Topi ka qenë sot në Shkodër për të marrë pjesë në homazhet e bëra përpara trupit pa jetë të aktorit të njohur shkodran Ndrekë Prela, dhe më pas, në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, ka folur dhe për çështje të politikës korrente, e sidomos për debatin lidhur me kthimin që ai vetë i ka bërë ligjit mbi importin e plehrave. Iu kërkua dhe një opinion lidhur me deklaratat e kryetares së parlamentit mbi celulat anti-europiane, dhe Topi nuk e pa të udhës t’i shmangej ballafaqimit në distancë me Topallin.
Më në fund Ruçi shpjegohet mbi kabllogramet
Gazetari pyet: “Zoti Ruçi, në kabllogramet e WikiLeaks-it thuhet se sekretari i Përgjithshëm i PS, dmth ju, ka lidhje me trafikantë narkotikë dhe të krimit të organizuar. Cila është e vërteta e këtyre kabllogrameve dhe ju a jeni të gatshëm të hetoheni për këto akuza?” Gramoz Ruçi fillon të përgjigjet duke thënë, se “është hera e parë që më bëhet pyetje për këto akuza dhe bëtë mirë që e bête”. Dhe më poshtë jep vesrionin e tij të shpjegimit të kësaj akuze që ka rrjedhur nëpër kabllo, dmth thotë se “po, është e vërtetë, në 2005-n kisha ftesë nga demokratët për të shkuar në SHBA.