Arkiv-Lajme

Kryeministri ngushëllon, por minatorët kanë pritur më tepër

Postuar në 19 Tetor, 2011 12:06

Më shumë se 24 orë pas vdekjes së minatorit Naim Shyti gjatë shpërthimit që ndodhi në minierën e Bulqizës, kryeministri Berisha vendos t’i dërgojë një telegram familjes së viktimës, të cilën e ngushëllon në emër të vetes, e të familjes së vet (ç’hyn familja këtu?) me ca fraza cliché të ngjyrosura me pakëz besim fetar (“lutem që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar”). Ngjarjen e cilësoi si një aksident tragjik të dhimbshëm e tragjik. Në këtë mes të bën përshtypje se nuk e ka parë të udhës ta bëjë ngushëllimin në familjen Shyti.

Pse politikanët na pëlqejnë me shtat të lartë

Postuar në 19 Tetor, 2011 08:46

Sipas revistës Social Science Quarterly, shtatlartësia e një leader-i është shumë e rëndësishme për zgjedhësit. Psikologët teksanë të universitetit Texas Tech kanë bërë ‘zbulimin’, sipas të cilit 2/3 e njerëzve i duan udhëheqësit e vendeve të tyre më të gjatë se sa i kanë. Është i njëjti studim pra që arrin në përfundimin se shtatlartësia kushtëzon zgjedhësit në votime. Në të përditshmen britanike the Guardian kanë bërë një fotomontazh, me anën e të cilit bëjnë një ballafaqim të udhëheqësve të këtyre ditëve e të ditëve të shkuara.

Rexhep Qosja: Në Shqipëri ka krizë të rëndë, e jo ngërç

Postuar në 19 Tetor, 2011 06:34

Rexhep Qosja ka kohë që nuk është parë të flasë a të shkruajë për shtypin e Tiranës, e nuk dihet pse. Ndoshta nuk ka asnjë pse. Por sot kish dhënë një intervistë për gazetën Telegraf, ku jepte konsiderata për zhvillimet më të fundit në Shqipëri, dhe për një numër protagonistësh të jetës publike e politike të Tiranës. Konsideratat e tij mund të mendohen si të njohura, por përshkrimet dhe ngjyrimet stilistike janë sigurisht të reja. Intervista është e gjatë, por në të bien në sy disa nënvizime e kritika.

Kur kreun e shtetit nuk e presin zyrtarët dosido të republikës

Postuar në 19 Tetor, 2011 05:04

Në debatin e zhvilluar në Opinionin e së hënës mbi konfliktin Topi-Topalli tërhoqi vëmendjen tensioni mes Lubonjës, Strazimirit e Fevziut, por ishte një pohim i Afrim Krasniqit që ishte edhe më interesant, s’ka gjë se kaloi pa u vënë re. “Unë kam rastisur që ta shoqëroj 2-3 herë Presidentin [në Shkodër] dhe kam vënë re diçka të çuditshme, edhe përpara se të punoj me Presidentin, por edhe si një njeri i medias.

Herman Cain: Të papunët kanë faj që janë të papunë

Postuar në 19 Tetor, 2011 03:37

Në debatin e mbrëmshëm mes kandidatëqve republikanë për postin e Presidentit të SHBA-ve, Herman Cain bëri një deklaratë kontroverse, që në atë moment, megjithatë, u pasua nga brohorima miratuese të spektatorëve në sallë.

Polici amerikan: do ta zgjidh këtë punë në mënyrë shqiptare, jo ligjore

Postuar në 19 Tetor, 2011 02:32

Një polic amerikan me origjinë shqiptare akuzohet se ka gënjyer në një raport policie, ka keqtrajtuar një zezak dhe ka mashtruar kompaninë e tij të sigurimeve. Oficeri i policisë Majkëll Daragjati ndaloi dhe kontrolloi një afro-amerikan në Staten Island të New York-ut më 15 prill të këtij viti, por nuk gjeti asgjë. Burime nga gjykata i thanë stacionit NY1 se kur i ndaluari i kërkoi policit emrin dhe distinktivin, ai e arrestoi. Hetuesit shtuan se Daragjati gënjeu në raportin zyrtar duke shkruar se i ndaluari i rezistoi arrestit.

100 zyrtarë, kryesisht të lartë, nën hetim nga ILDKP-ja

Postuar në 18 Tetor, 2011 15:44

Në emisionin “Intervista me Roland Qafokun” në Planet TV, Adriatik Llalla, kryetari i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) deklaroi se momentalisht janë nën proçes kontrolli 100 zyrtarë të nivele të ndryshme, kryesisht në nivele të larta, që janë pjesë e administratës së lartë shtetërore, si gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, deputetë, ministra, drejtues të institucioneve të tjera publike, një numër i konsiderueshëm prokurorësh dhe gjyqtarësh etj. Pyetjes se cila është arsyeja që këta zyrtarë janë nën proçes hetimi, z.

Transkripti i përgjimit telefonik italian me Ilir Metën ne qendër

Postuar në 18 Tetor, 2011 13:06

Përgjimet e bisedave që gazetari italian Valter Lavitola ka bërë me Berluskonin dhe ministra te tij ka disa javë që zënë faqet e para të gazetave italiane. Në një bisedë të publikuar së fundi nga Republica del dhe emri i Ilir Metës. Biseda është bërë në tetor të vitit 2009, kur Ilir Meta mbante postin zv.kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm. Lavitola i ka telefonuar sekretares së ministrit të jashtëm të Italisë Franko Fratini, që t’i mundësojë pjesëmarrjen në takimin që ky i fundit do të zhvillonte me Ilir Metën.

Ideja e Blushit për borxhin; Kodheli pro, Harasani kundra

Postuar në 18 Tetor, 2011 09:44

Intervista e djeshme e deputetit Ben Blushi vazhdon të komentohet. Përcaktimi i kufirit të borxhit në nivelin e 60 përqindëshit dhe parashikimi i këtij kufizimi në Kushtetutë, ishte një prej ideve të Blushit, në një bisedë me kryeredaktorin e Panoramës. E përditshmja sot ka qëmtuar reagimet e Andis Harasanit, Mimi Kodhelit dhe Sybi Hidës, deputetë dhe ekonomistë. Kundër idesë së Blushit ka dalë Andis Harasani, ‘shok armësh’ i Blushit në radhët e asaj që quhej Lëvizja për Mendim Ndryshe në PS.

Shpërthim dhe viktima në minierën e Bulqizës

Postuar në 18 Tetor, 2011 06:28

Miniera e Bulqizës ka qenë kohët e fundit në fokus të lajmeve për shkak të një greve urie që zgjati për ditë e ditë të tëra, e për shkak të konfliktit të minatorëve me kompaninë që administron minierën. Sot ajo është përsëri në qendër të vëmendjes mediatike, por për një arsye tjetër: në një nga puset e minierës ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm, si pasojë e të cilit flitet se ka një të vdekur dhe disa viktima (është një bilanc tragjik për t’u përditësuar, pasi askush nuk e ka tablon twrwsisht të qartë deri në këto momente).

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme