Herman Cain: Të papunët kanë faj që janë të papunë

Në debatin e mbrëmshëm mes kandidatëqve republikanë për postin e Presidentit të SHBA-ve, Herman Cain bëri një deklaratë kontroverse, që në atë moment, megjithatë, u pasua nga brohorima miratuese të spektatorëve në sallë. Ai tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, në fakt, para ca ditësh, kur iu drejtua protestuesve të lëvizjes Occupy Wall Street me fjalët: “Mos fajësoni Wall Street-in, mos fajësoni bankat e mëdha; nëse nuk keni një vend pune e nëse nuk jeni të pasur aq sa do donit, bëni me faj vetveten!” Ndërsa mbrëmë, kandidati me ngjyrë, që ka fituar mjaft terren në këtë garë brenda partisë, iu mbajt të njëjtit qëndrim: “Protestuesit mund të jenë të zhgënjyer me Wall Street-in dhe me bankierët, por ata po e derdhin zemërimin e tyre mbi njerëzit e gabuar. Nuk është Wall Street-i që ka hartuar politika të gabuara. Është Shtëpia e Bardhë.”
Përgjigjen më të parë ai e mori nga rivali I tij në këtë garë, Ron Paul, kongresmen nga Teksasi, i cili u shpreh: “Mr. Cain është duke fajësuar viktimat. Ka shumë njerëz që janë viktima të asaj që ndodh në botën e biznesit. Dhe viktimat nuk duhen fajësuar”. Spektatorët nuk brohoritën këtë herë.
E.G.
Add new comment