Më në fund Ruçi shpjegohet mbi kabllogramet

Gazetari pyet: “Zoti Ruçi, në kabllogramet e WikiLeaks-it thuhet se sekretari i Përgjithshëm i PS, dmth ju, ka lidhje me trafikantë narkotikë dhe të krimit të organizuar. Cila është e vërteta e këtyre kabllogrameve dhe ju a jeni të gatshëm të hetoheni për këto akuza?” Gramoz Ruçi fillon të përgjigjet duke thënë, se “është hera e parë që më bëhet pyetje për këto akuza dhe bëtë mirë që e bête”. Dhe më poshtë jep vesrionin e tij të shpjegimit të kësaj akuze që ka rrjedhur nëpër kabllo, dmth thotë se “po, është e vërtetë, në 2005-n kisha ftesë nga demokratët për të shkuar në SHBA. Kam aplikuar dhe më është refuzuar viza me arsyen për trafikim ndërkombëtar narkotikësh…. Këtë akuzë nuk e dëgjova për herë të parë në sportelin e Konsullatës Amerikane. Atë akuzë e kisha dëgjuar 2-3 vite më parë. E kisha dëgjuar nga shtypi shqiptar, e kisha dëgjuar nga kolegë të forcës sime politike, e kisha dëgjuar dhe nga kundërshtari im politik…. Çfarë bëra unë ato kohë? Iu drejtova shtetit shqiptar dhe vura veten time në dispozicion që organet të jepnin përgjigje për këtë akuzë. Shteti shqiptar, vetë Kryeministri, i është drejtuar prokurorit të Përgjithshëm, Policisë së shtetit dhe SHISH-it… Më është kthyer përgjigje me shkrim lidhur me pastërtinë e figurës sime.”
Kjo është e gjitha, sipas Ruçit. Ky i fundit heshti pas publikimit të kabllogramit, të cilit i referohet gazetari në këtë intervistë. Kanë kaluar disa javë qysh nga ai moment, dhe ai nuk ka folur mbi këtë argument. A nuk do ishte mirë të jepte një përgjigje flakë për flakë? Pse do duhej ta vononte këtë shpjegim?
Mund të ketë plot arsye, në fakt, që e ka vonuar shpjegimin (një nga këto mund të jetë dhe bindja, se sa më shumë të përgjigiesh aq më shumë i besojnë ato që thuhen). Por Ruçi bën teatër kur thotë se “është hera e parë që më bëhet pyetje për këto akuza dhe bëtë mirë që e bëtë”. Nëse do donte ta jepte një përgjigje, ai mund të gjente çdo mikrofon e çdo studio të mundshme të mediave të Tiranës.
E.G.
Comments
Ne fakt, ne menyre te
<p>Ne fakt, ne menyre te papritur sepse pak jane ata politikane qe e kane bere me pare. </p>
Ore Gramoz! Po perse nuk jep
<p>Ore Gramoz! Po perse nuk jep spjegime te metejshme rreth verifikimeve qe bene organet shqiptare te drejtesise ose, ne fund te fundit, thuaje troc or burri i dheut se dikush ne ambasaden amerikane nuk te donte ( qysh ne kohen e Rayersonit) dhe perdoren kete alibi. Ne fund te fundit mos u frikeso me nga amerikajt se je ne fund te karrieres tende politike dhe nuk kane cfare te bejne. Gjerat duhen sqaruar deri ne fund.</p><p>Niko</p>
Mosdhenia e vizes per ne USA
<p>Mosdhenia e vizes per ne USA eshte vetem fillimi i historive te Rucit. Lidhjet e tija te dyshimta jane te shumta, duke filluar me historite me djalin e tij. </p>
Add new comment