Arkiv-Lajme

Sipas Berishës, 50% e shqiptarëve s’duan të ulet TVSH-ja e ushqimeve bazë!!!

Postuar në 12 Tetor, 2011 07:21

Në mbledhjen përjavshme të kabinetit qeveritar, Berisha është ndalur në propozimin e opozitës për heqjen e TVSH-së për produktet bazë të ushqimit. Berisha tha se nuk mund të miratohet një ofertë e tillë që u shërben vetëm interesave të drejtuesve në Partinë Socialiste. Sipas tij, nuk mund të shkelen interesat e më shumë se 50% të shqiptarëve për interesa të ngushta. Me 50% të shqiptarëve ai ka parasysh familjet bujqësore, të cilët, sipas INSTAT-it përbëjnë gjysmën e popullsisë. "Ne nuk mund të lejojmë që të varfërojmë fermerin, i cili jeton me prodhimet e veta.

Çështja Konomi: Ka të drejtë Nishani, balkanweb-i, apo Panorama?

Postuar në 12 Tetor, 2011 05:08

Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ka dhënë një intervistë për televizionin News 24, dhe ka thënë të vetën edhe mbi çështjen e krimit të Vlorës, si pasojë e të cilit gjeti vdekjen gjyqtari Skerdilajd Konomi. Gazeta Panorama, në një kuadrat të vogël në faqen 13, jep një version hard të kësaj interviste, gjë që nuk gjendet në faqen balkanweb.com, e cila mund të konsiderohet si më afër lajmit. Sipas balkanweb-it, Nishani thotë gjëra të mërzitshme e fraza impersonale, ndërsa sipas Panoramës ai i vërsulet Prokurorisë së Përgjithshme.

Takimet informale dhe jo pretencioze të opozitës

Postuar në 12 Tetor, 2011 04:37

Në kronikën e ditës së djeshme është regjistruar dhe një takim i partive opozitare, të cilin disa të përditshme e quanin informal (ndoshta është një emërtim që e kanë sugjeruar organizatorët e takimit me synimin për ta përkufizuar saktësisht). Takime të tilla ‘informale’ janë bërë rituale të opozitës; bëhen pothuaj njëherë në javë. Mirëpo se ç’ka një si spontaneitet dhe shkujdesje që i karakterizon këto mbledhje, gjë që duket më së pari e mbi të gjitha tek fakti që njëherë mungon një eksponent e njëherë tjetër një eksponent tjetër i opozitës. Nuk janë bërë asnjëherë tok të gjithë.

Skenaristi i ‘Falja e gjakut’: Letra kundër filmit si ajo kundër Kadaresë për Nobelin

Postuar në 12 Tetor, 2011 02:22

‘Amnistia’, dhe jo ‘Falja e gjakut’, do ta përfaqësojë Shqipërinë në kategorinë e filmave të huaj në garë për një çmim Oskar. Anulimi i kandidaturës së parë, ‘Faljes së gjakut’, ka ardhur pas një letre që regjisori i filmit ‘Amnistia’ i ka dërguar komisionit seleksionues të çmimeve Oscar me pretendimin se ‘Falja’ nuk është film shqiptar. Letrën e Alimanit bashkëskenaristi shqiptar i filmit të skualifikuar, Andamion Murataj, e ka cilësuar si atë kundër Kadaresë në Akademinë Suedeze të çmimit Nobel.

Bernd Fischer: Duhet rivlerësuar historia, turqit administratorë

Postuar në 11 Tetor, 2011 13:43

Historiani Bernd Fischer, studiues i historisë së Shqipërisë, është shfaqur ditët e fundit në Tiranë ku ka marrë pjesë në një konferencë për 20 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe në promovimimin e librit të gazetarit të VOA-s Elez Biberaj. Në një intervistë për gazetën Panorama Fischer është ndalur veç të tjerash edhe te një deklaratë e ministrit turk të Arsimit, e cila ka gjetur jehonë edhe në shtypin shqiptar dhe që ka të bëjë me rishikimin e historisë për ta pastruar atë nga antiturqizmat.

J. Topalli: Shqiptarët po paguajnë për shkak të opozitës

Postuar në 11 Tetor, 2011 10:26

Më poshtë është një pjesë e intervistës së dhënë nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë për radion Europa e Lirë. E gjithë intervista është e një vulgariteti që të fyen, por më vulgare janë pjesët, ku ajo flet si një fanatike 20 qindarkëshe kundër opozitës e në favor të reformave të maxhorancës. Ju sigurojmë si redaksi se nuk ka asnjë deformim të mesazhit për shkak të nxjerrjes së fragmenteve prej kontekstit. Këto tekste të shkëputura nga konteksti janë kontekste më vete. Kjo është Jozefina Topalli, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë. M. Nano.

Raporti i KE-së publikohet nesër, por tani nuk ka më sekrete

Postuar në 11 Tetor, 2011 09:12

Nesër në mesditë, saktësisht në orën 14.00, do të prezantohet në Bruksel progres-raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë, dhe më pas do të jetë radha e një konference për shtypin e Komisionerit Europian për Zgjerimin, Stefan Fule.

Shpëtim Idrizi: Bojkot produkteve të prodhuara në Greqi

Postuar në 11 Tetor, 2011 06:08

Në një deklaratë të bërë mbrëmë, Shpëtim Idrizi i PDIU-së u ka bërë thirrje shqiptarëve të bojkotojnë produktet me stampën “Made in Greece”, në qoftë se procesi i censusit deformohet. Ai tha se të dhënat e deri tanishme të censusit janë kontradiktore. Gjithashtu ai theksoi se pyetjet rreth etnisë dhe fesë nuk janë një detyrim europian apo konventash. Pasi bëri protestën erradhës për moslejimin e vizitave në Greqi të qytetarëve shqiptarë me vendlindje në Çamëri, ai kërkoi largimin e menjëhershëm si persona non grata të konsullit grek në Korçë.

Nobelistët e rinj: Zgjidhja e krizës së BE-së nuk është tek përjashtimi i Greqisë

Postuar në 11 Tetor, 2011 05:16

Amerikanët Tom Sargent e Chris Sims, dy nobelistët taze në lëmin e ekonomisë, kanë folur pas ndarjes së çmimit edhe për krizën ekonomike e financiare të BE-së, dhe kanë mbrojtur të njëjtat ide mbi mënyrat se si mund të dilet nga kjo krizë. Ja disa ide të tyret.

Duket se kryeministri ka nevojë për pak relaks konvaleshent

Postuar në 11 Tetor, 2011 04:18

Kryeministri Berisha është dalluar kohët e fundit për një numër lapsusesh e gafash, të cilat kanë qenë më të shpeshta e më të bujshme se sa herë të tjera. Dje ishte në Rrajcë, dhe aty tha atë frazën surreale: Punoni që të krijoni të ardhura për familjen time! Po aty ngatërroi dhe emrin e kryetarit të komunës, që e kish në krah: nga Haxhi e bëri Selami.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme