Arkiv-Lajme

Studim gjenetik: Shqiptarët më të afërt me maqedonasit, grekët, bullgarët

Postuar në 06 Tetor, 2011 23:59

Një studim gjenetik i kryer nga Shërbimi Laboratorik Universitar i Imunologjisë dhe Pajtueshmërisë Indore në QSUT “Nënë Tereza”, i mundësuar nga projekti INTERREG 3 (financuar nga Bashkimi Europian dhe Agjencia Kombëtare e Teknologjisë dhe Inovacionit), ka arritur në përfundimin se në rajonin ballkanik përvijohen dy grupe kryesore popullatash. Në një grup futen popullatat shqiptare, maqedonase, greke dhe  bullgare (distancat gjenetike nga 0.03 në 0.06), ndërsa në një grup të dytë ato kroate, boshnjake dhe serbe (distancat gjenetike nga 0.07 deri 0.08).

Embargoja e Vetëvendosjes, përmbysja e kamionëve me mallra serbe

Postuar në 06 Tetor, 2011 15:26

Lëvizja Vetëvendosje në vazhdë të aksioneve të saj ‘revolucionare’ ka gjetur një formë të tillë edhe për të shprehur kundërshtinë ndaj mallrave serbe që hyjnë në Kosovë: Aktivistët e saj i përmbysin mjetet me mallra që vijnë nga vendi fqinj. Vetëvendosja ka vazhduar aksionin kundër hyrjes së prodhimeve serbe në Republikën e Kosovës edhe dje, kur aktivistë të kësaj partie, njofton gazeta Bota Sot, kanë hedhur nën rrugë një maune me mallra serbe në fshatin Lupç të Podujevës.

Ligji “urgjent dhe me porosi” mbi riciklimin e makinave të vjetra

Postuar në 06 Tetor, 2011 10:47

Në edicionet informative të Top-channel-it dhe në versionin online të këtij televizioni bie në sy një scoop mbi riciklimin e makinave të vjetra. Ja një përbledhje e lajmit, që flet për lidhje të shkurtëra mes një biznesmeni të huaj dhe kryeministrit:

Paskal Milo flet për negociata të fshehta PD-PS: Po përsëritet 2008-a

Postuar në 06 Tetor, 2011 08:31

Paskal Milo, kryetar i Partisë Demokracia Sociale, në një intervistë për gazetën Panorama, e sheh me shqetësim mungesën e djeshme të tij në një takim të partive  opozitare, në të cilën nuk është ftuar. Sipas tij, shqetësimi nuk është te mungesa, por te ajo që ai sheh si një mundësi të përsëritjes së skenarit të vitit 2008, ku ndryshimet kushtetuese morën bekimin e dy partive kryesore duke lënë jashtë partitë e vogla. Kryetari i PDS-së ka folur edhe për negociata të fshehta mes dy partive kryesore pas Paktit 10 pikësh të ofruar nga kryetari socialist Rama.

Përballje e llafeve të Berishës me shifrat e Bodes

Postuar në 06 Tetor, 2011 08:25

Duke diskutuar në Kuvend për realizimin e buxhetit të shtetit të vitit 2010, Kryeministri Berisha u bëri deputetëve pyetjen “Ku shkojnë paratë e Shqiptarëve?”  Dhe iu përgjigj kështu: “Jua them unë - nga maja e Çajupit deri në Valbonë, nga lartësitë e Vermoshit deri në Prespë. Ne po ndërtojmë rrugët e shqiptarëve.  Dhe nuk po u ndërtojmë vetëm akset madhështore, por edhe rrugë e rrugica të shtëpive të tyre”. Por si përkthehen në shifra këto fjalë të kryeministrit?

Opozita: Në fillim pakti ynë. Qeveria: Në fillim ligjet me 3/5

Postuar në 06 Tetor, 2011 06:52

Opozita po jep shenja se është e vendosur të mos bëjë lojën e Berishës, i cili u kërkon votat në parlament për një numër ligjesh, por nuk jep konsensusin lidhur me asnjë nga kërkesat e bëra prej tyre.

Serbët e veriut të Kosovës nuk gjejnë mbështetje në Beograd

Postuar në 06 Tetor, 2011 06:01

Shërbimet Sekrete serbe kanë raportuar në Komitetin e Sigurisë së Parlamentit të Serbisë se në konfliktin e fundit me KFOR-in në pikëkalimin e Jarinjës, më 27 shtator, serbët ishin të udhëhequr nga një kontrabandist serb (merret me karburante dhe cigare) nga veriu i Kosovës, i quajtur Zvonko Veselinoviç. Këtë lajm gazetat kosovare e kanë marrë nga e përditshmja serbe “Blic”.

FMN: Borxhi publik i Shqipërisë është përkeqësuar

Postuar në 06 Tetor, 2011 05:32

Në gazetat e ditës së sotme kish, për rastësi, më shumë se një shkrim lidhur me krizën e borxheve në Europë. Adrian Civici shkruante në MAPO, ndërsa ekonomisti tjetër Shkëlqim Cani kish publikuar në Shekulli një shkrim mbi të njëjtin argument (i njëjti shkrim ndodhet dhe në website-in tonë), por ku kërkonte përthyerjet e jehonën shqiptare të kësaj krize. Cani me siguri e ka mbyllur shkrimin e vet pa mundur të informohet mbi lajmin e dalë nga FMN-ja lidhur me përkeqësimin e borxhit të Shqipërisë (vetëm gazeta MAPO njoftonte mbi këtë fakt).

Apple: Ndahet nga jeta Steve Jobs

Postuar në 06 Tetor, 2011 02:36

Sipas një njoftimi të Apple-it, ka vdekur Steve Jobs, 56 vjeçari me mendje brilante që qëndronte prapa shpikjeve me emrat që tanimë i njohim: iPhone, iPad, iPod, iMac and iTunes.

BE: Nga Shqipëria priten fakte, e jo fjalë të bukura për integrimin

Postuar në 06 Tetor, 2011 01:47

Slloveni Jelko Kacin, zv.kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore, flet për progres-raportin e BE-së mbi Shqipërinë, që pritet të dalë më 12 tetor, dhe zbulon thelbin e asaj që do të shkruhet (apo është shkruar tanimë): “Vendi është i bllokuar nga konflikti mes palëve; maxhoranca dhe opozita fjalët i kanë të bukura, por veprat janë krejt ndryshe; egziston një dallim i madh mes premtimeve që bëhen nga klasa politike dhe realitetit që ne shohim kur vijmë aty”.  

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme