Opozita: Në fillim pakti ynë. Qeveria: Në fillim ligjet me 3/5

Postuar në 06 Tetor, 2011 06:52

Opozita po jep shenja se është e vendosur të mos bëjë lojën e Berishës, i cili u kërkon votat në parlament për një numër ligjesh, por nuk jep konsensusin lidhur me asnjë nga kërkesat e bëra prej tyre. Pakti me dhjetë pika i ofruar nga kjo e fundit synon një balancim ndër-institucional në prag të rinovimit të mandateve të disa krerëve të institucioneve, dhe me sa duket kanë  gjetur si mjet presioni për maxhorancën lidhjen mes votës që u kërkohet për të krijuar kuorumin parlamentar të 3/5-tave me kërkesat për të mos lejuar kontrollin e sundimin e institucioneve nga ana e pushtetit dhe e maxhorancës. Maxhoranca vetë është shfaqur e vendosur në përpjekjet për ta shtrirë kontrollin e vet në të gjitha institucionet, e prandaj teza e opozitës “në fillim pakti, e pastaj votat tona në parlament” ngjan të jetë një strategji inteligjente, s’ka gjë se në dukje bllokuese.  

 “Jo nuk e doni integrimin. U bënë kaq ditë dhe paktit të ofruar nga ne nuk i është dhënë përgjigje institucionale”, tha Ruçi në seancë. Astrit Patozi nga ana tjetër injoron paktin prej 10 pikash dhe u mëshon 12 pikave të BE-së. Duket se të dyja palët janë të vendosura për t’mos lëshuar pe.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Tiku (not verified) on

<p>Cfare kuptimi ka te votohen ligjet me 3/5 e me pas Sala te thoje ju genjeva nuk e miratojme paktin tuaj???</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.