FMN: Borxhi publik i Shqipërisë është përkeqësuar

Në gazetat e ditës së sotme kish, për rastësi, më shumë se një shkrim lidhur me krizën e borxheve në Europë. Adrian Civici shkruante në MAPO, ndërsa ekonomisti tjetër Shkëlqim Cani kish publikuar në Shekulli një shkrim mbi të njëjtin argument (i njëjti shkrim ndodhet dhe në website-in tonë), por ku kërkonte përthyerjet e jehonën shqiptare të kësaj krize. Cani me siguri e ka mbyllur shkrimin e vet pa mundur të informohet mbi lajmin e dalë nga FMN-ja lidhur me përkeqësimin e borxhit të Shqipërisë (vetëm gazeta MAPO njoftonte mbi këtë fakt).
Si është puna? Dje, FMN-ja bëri publik një raport të vetin mbi ekonominë e Europës, ku midis të tjerash i tërhiqet veshi Shqipërisë dhe i thuhet të bëjë shumë kujdes në administrimin e borxhit. Sipas FMN-së, Shqipëria është shumë e ekspozuar ndaj borxhit afatshkurtër, dhe ky i fundit është shumë i lidhur me riskun që vjen prej ndryshimit eventual të kursit të këmbimit.
Është hera e parë që FMN-ja u bie borive të alarmit për borxhin publik të Shqipërisë.
Re.Pu.
Comments
Po pastaj? E çfare se po u

Po pastaj? E çfare se po u bien borive te alarmit?

Nuk e dine ata se: "boriet bien per ata qe kane veshe"?

Ky popull, eshte katandisur ne qenie njeqelizore, pa shqisa per te perseptuar, pa tru per te menduar, pa shpirt per te reaguar!!

Nese u bien per qeverine, perseri e kane kot! Ata kane hipur ne helikopter te shohin nese ka mbetur ende ne kembe ndonje fabrike,

per ta demoluar per skrap.

Shume e bukur ajo qe tha dje Isaraj ne parlament: qeveri "SKRAP"+"ARI" = qeveri skrapari!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Add new comment