Arkiv-Lajme
Thesari nënujor i zbuluar nga Putini? Gjithçka e sajuar
Një video e kryeministrit rus Vladimitr Putin duke u zhytur në det me pajisje speciale dhe më pas duke u shndërruar në zbulues të një thesari nënujor është e gjitha një sajesë. Kështu shkruan gazeta The New York Times, e cila ka zbuluar se ishin njerëzit e stafit të kryeminstrit rus që morën një thesar arkeologjik të zbuluar më parë dhe e vendosën në ujë në mënyrë që bosi i tyre “ta zbulonte”. Kjo nuk është hera e parë që Putini është përpjekur të shfaqet si ‘madhështor’ duke vënë në skenë akte false për të habitur nënshtetasit e tij.
Ceremonia mortore e Ramiz Alisë ndan socialistët
Ilir Meta e Fatos Nano ndahen me Edi Ramën edhe në raport me një pjesë të trashëgimisë së të majtës shqiptare, Ramiz Alinë. Kjo u konfirmua sot gjatë ceremonisë së varrimit të ish-Presidentit të fundit komunist të Shqipërisë i cili është përcjellë me një ceremoni gjysmë zyrtare në prani të familjarëve, dashamirësve, por edhe një pjesë poltitikanësh. Ndër socialistët janë parë anëtarë të asaj që konsiderohen si ‘Gardë e Vjetër’ e PS: Servet Pëllumbi, Gramoz Ruçi e Namik Dokle.
Vdekja e Ramiz Alisë: nga ceremonia te heshtja e socialistëve
Në kundërshtim me ç’pritej, do të ketë një ceremoni shtetërore për përcjelljen në banesën e fundit të Ramiz Alisë. Sipas së përditshmes Panorama, ka qenë kërkesa e Ilir Metës që një gjë e tillë të bëhej me motivacionin se ka vdekur një ish-President i Republikës, dhe Berisha nuk ka thënë “jo”. Madje, burime të LSI-së thonë se nuk është bërë ndonjë diskutim kushedi se çfarë lidhur me këtë gjë. Është rënë dakord shpejt e shpejt.
Pse Alia ka kërkuar që intervista të publikohet pas vdekjes?
Është folur shumë këto ditë për një intervistë të Ramiz Alisë të dhënë që në gjallje për t’u publikuar pas vdekjes. Ka qenë një kërkesë e ish-udhëheqësit komunist bërë intervistuesit, Gjekë Marinaj, për të cilin të shumtit kanë dëgjuar këto ditë të flitet për herë të parë (është rezident në SHBA, poet dhe përkthyes). U nënvizua aq shumë fakti, që Alia kish kërkuar nga Marinaj që intervista të publikohej pas vdekjes, sa u besua u mendua, se ai do kish thënë gjëra të forta e do kish bërë pohime tronditëse. Mirëpo, nuk kish asgjë të tillë në këtë intervistë.
Opozita vijon të vuajë nga tensionet e brendshme
Edi Rama duket se po heq shumë për ta mbajtur kompakte e të bashkuar, jo vetëm Partinë Socialiste, por edhe koalicionin opozitar. Zërat kundër brenda partisë vijojnë të jenë zëra kundër, por edhe takimet e bëra mes krerëve të partive të opozitës kanë treguar se mes tyre ka diçka që s’shkon. Njëherë shfaqet Ngjela me objeksione të vetat ndaj leadership-it të Ramës, pa e përmendur emrin e këtij të fundit, herë shfaqen me radhë Gjinushi, Milo, Dule, etj.
Shkupi ndalon muzikën turbo-folk në autobusët urbanë
Bashkia e Shkupit ua ka ndaluar shoferëve të linjave të autobusëve qytetës që në mjetet e tyre të luhet muzikë turbo-folk. Agjencia e lajmeve Reuters njofton se Bashkia ka hartuar një listë me ‘muzikë të përshtatshme’ për kasetofonët dhe radiot e autobusëve të shërbimit publik. Vendimi i administratës së kryeqytetit maqedonas u mor pas ankesave të shumta nga qytetarët.
Ramiz Alia: më vjen më keq për tufëzat se të dënuarit e komunizmit
Në një intervistë të botuar te Shekulli sot, por dhënë një shqiptaro-amerikani me premtimin që ajo të botohej vetëm post-mortum, Ramiz Alia i cili ndërroi jetë dje, ka bërë një pohim bizar. “Kemi dënuar ata që me të drejtë a pa të drejtë i quanim armiq te pushtetit dhe popullit. Ky nuk ka qenë mëkati ynë më i madh. Tufëzat, po! Tufëzat varfëruan fshatin dhe qytetin.
Vdekja e Alisë raportohet nga britanikët e injorohet nga italianët
Mediat britanike ishin të parat, dhet të vetmet (sidomos në këtë moment të parë), në raportimin e vdekjes së Ramiz Alisë, të cilit i kanë bërë vlerësime postume pozitive. Po, e konsiderojnë si diktatorin e fundit komunist në Shqipëri, por edhe si njeriun që e tragetoi pa shumë probleme e pa dhunë vendin e vet nga diktatura në demokraci. Ka folur BBC-ja, por edhe të përditshmet the Guardian e the Independent. E dini? Duket se më shumë kanë folur mediar e Londrës, se sa mediat e Tiranës.
Censusi deri sot: Fotografia fetare e popullsisë së Shqipërisë, me gjasa, e deformuar
Një krim tronditës në Pogradec: babai vret të birin
Në fshatin Vërdovë (hera e parë që ky fshat dëgjohet e përmendet në publik) të Pogradecit raportohet se ka ndodhur një krim I shëmtuar, një nga ato krime që gazetarët e kronikës së zezë kanë kohë që kanë zënë t’I emërtojnë si krime brenda familjes. Dhe krimi në fjalë është nga më të tronditësit që mund të ndodhë brenda familjes: Njazi Kromollari ka goditur për vdekje me sopatë të birin, Kudretin. Ngjarja tragjike ka ndodhur në banesën e Njaziut.