Shkupi ndalon muzikën turbo-folk në autobusët urbanë

Postuar në 09 Tetor, 2011 02:24

Bashkia e Shkupit ua ka ndaluar shoferëve të linjave të autobusëve qytetës që në mjetet e tyre të luhet muzikë turbo-folk. Agjencia e lajmeve Reuters njofton se Bashkia ka hartuar një listë me ‘muzikë të përshtatshme’ për kasetofonët dhe radiot e autobusëve të shërbimit publik. Vendimi i administratës së kryeqytetit maqedonas u mor pas ankesave të shumta nga qytetarët.

Muzika turbo-folk është një prej të parapëlqyerava të shoferëve në të gjithë Ballkanin, të cilët ia ngrenë zërin deri në fund në autobustët dhe taksitë e tyre. Kompania e transportit publik të Shkupit JSP i tha Reuters-it se shoferët e 67 autobusëve të saj dykatësh janë instruktuar që ta heqin nga lista muzikën turbo-folk si pjesë e një eskperimenti që mund  ta bëjë këtë stil kitsch muzikor të padëshirueshëm në transportin publik të të gjithë kryeqytetit maqedonas. “Ne nuk e kemi ndaluar turbo-folkun pasi nuk mund ta bëjmë këtë me asnjë lloj muzike, por thjesht e kemi nxjerrë nga repertori”, i tha Reuters-it menaxheri i përgjithshëm i JSP-së. Në vend të turbo-folkut udhëtarët do të dëgjojnë muzikë klasike në mëngjes, muzikë të huaj dhe pop maqedonas gjatë ditës dhe muzikë të lehtë pasditeve, ndërsa gjatë natës muzikë tekno për të kënaqur të rinjtë.

H.B.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

<p>Ne librin &quot;The story of&nbsp;philosophy&quot;&nbsp;te amerikanit Will Durant &nbsp;te publikuem ne vitin 1937, kam lexue kete shprehje: &nbsp;</p><p>&quot;Me diftoni muziken e nji populli dhe un ju tregoj se kush i ban ligjet e ketij populli&quot;.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.