Arkiv-Lajme

Shqiptarët kanë zënë të kërkojnë azil

Postuar në 08 Tetor, 2011 02:54

Është e disata herë që flitet për rritjen e numrit të shqiptarëve që kërkojnë azil në vende të ndryshme të Europës. Në vend që kjo dukuri të shënonte një zbutje pas paralajmërimeve të para, të cilat janë shoqëruar dhe me kërcënimin për rikthimin e regjimit të vizave, ka ndodhur e kundërta. Numri i azilkërkuesve është rritur. Ndërsa në 6 muajt e parë të vitit 2011 janë shënuar mesatarisht rreth 25 aplikime në muaj, dy muajt e fundit kanë shënuar një rritje të befasishme të numrit të aplikimeve për azil nga shtetasit shqiptarë.

Të gjithë kritikojnë politikën shqiptare

Postuar në 08 Tetor, 2011 02:23

Björn von Sydow, kryetar për Çështjet Politike në Asamblenë e Këshillit të Europës, ka dhënë një intervistë për Deutsche Welle-n, në të cilën ka thënë gjëra edhe për Shqipërinë, të cilat u shtohen qëndrimeve qortuese të shprehura e të mbajtura nga euro-kratë të tjerë gjatë 2-3 viteve të fundit. Vëzhgimet janë pak a shumë ato të zakonshmet, të bëra lehtësisht nga një sy europian, dmth polarizimi i madh politik, mungesa e vullnetit për të arritur në konsensus, mungesa e demokracisë së brendshme në partitë kryesore,etj.

Kushtetuesja e Kosovës vendos: Jo shamive në shkolla!

Postuar në 07 Tetor, 2011 15:41

Të shkuarit e vajzave me shami në shkollë do të ndalohet deri kur të vendoset për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës. Aty thuhet qartë se Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështjen e besimeve fetare. Mbi këtë arsyetim është mbështetur edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e cila ka hedhur poshtë një ankimim të Arjeta Selimit, një vajze nga Vitia, nxënëse në shkollën publike ‘Kuvendi i Lezhës’.

Gazetari kroat shkruan libër: Gjingjiç u vra nga mafia shqiptare

Postuar në 07 Tetor, 2011 12:44

Mafia shqiptare, përkatësisht familja Osmani, në bashkëpunim edhe me Kryeministrin aktual të Kosovës, Hashim Thaçin, janë përgjegjës për vrasjen e Presidentit serb, Zoran Gjingjiç. Kjo, ndër të tjera, është teza e gazetarit kroat Domagoj Margetiç i cili do të botojë gjatë këtij muaji librin “Rasti Pukaniç: Vrasja me nënshkrimin e shtetit”. Pukaniç ishte botuesi i së përjavëshmes kroate ‘Nacional’ vrarë në Zagreb, rastin e të cilit Margetiç e lidh me atë të ish-Presidentit serb të vrarë në Beograd.

Ramiz Alia ikën mes indiferencës e shpërfilljes

Postuar në 07 Tetor, 2011 11:00

Janë bërë më shumë se 12 orë që ka ndërruar jetë ish-udhëheqësi i fundit komunist, i cili për një kohë të gjatë ka qenë krahu i djathtë dhe njeriu më i besuar i Enver Hoxhës. Ky i fundit e projektoi si pasardhësin e vet Ramiz Alinë, të cilit i ra për hise të realizonte apo shoqëronte kalimin nga regjimi totalitar në demokraci, e pati rast kështu të ushtronte leadership edhe në kapërcyell të dy epokave.

Reagimi i Çilit ndaj Withers-it, i vetmi nga kampi i mazhorancës

Postuar në 07 Tetor, 2011 10:52

I vetmi reagim nga kampi i mazhorancës ndaj letrës publike të ish-ambasadorit amerikan Withers u shfaq sot në gazetën Mapo. Në një koment të tij, Henri Çili, i cili është rreshtuar hapur kohët e fundit në kampin e mazhorancës, shkruan se një ish–diplomat, që sapo e ka lënë detyrën, nuk është etike të pohojë publikisht ato që ka bërë dhe ka shkruar në pjesën konfidenciale të punës së tij si ambasador në Tiranë.

Majlinda Bregu: Faji është i opozitës, meritat janë të maxhorancës

Postuar në 07 Tetor, 2011 08:26

Maxhoranca filloi lojën e pritshme të hedhjes së fajit tek opozita për vlerësimet e këqija në progres-raportin e pritshëm të BE-së lidhur me Shqipërinë dhe për refuzimin që i bëhet kërkesës sonë për të marrë statusin e vendit kandidat. Berisha ka nxjerrë Majlinda Bregun, ministren e Integrimit, që t’i bjerë këtij avazi, të cilin më pas do ta këndojnë dhe të tjerë njerëz nga maxhoranca.

“Occupy Wall Street” po merret seriozisht

Postuar në 07 Tetor, 2011 06:20

Lëvizja Occupy Wall Street nuk është më ajo e para dy javësh, kur shumica ose e injoronin, ose e përqeshnin. Ajo ka marrë përmasa të tjera, tanimë. Askush nuk e injoron. Edhe agjencitë më konservatore të informacionit kanë zënë të flasin për të. Sigurisht, ndonjëra sosh mund ta etiketojë këtë protestë edhe si “luftë klasash” (kandidati republikan për postin e Presidentit, Mitt Romney, iu bashkua këtij kori këto ditë), ndonjë tjetër edhe mund ta denigrojë, por nuk mund ta injorojnë si ngjarje.

Abetare të gjuhës shqipe, por pa simbolika shqiptare (!!!)

Postuar në 07 Tetor, 2011 05:00

Sipas website-it balkanweb.com, në një letër zyrtare të shkruar në serbisht dhe që i drejtohet Ministrit serb të Arsimit, Zarko Obradoviç, ambasadori shqiptar në Beograd, Shpëtim Çaushi shkruan mes të tjerash se “në lidhje me letrën tuaj kemi nderin t’ju njoftojmë që organet përgjegjëse shqiptare janë dakord me sugjerimet e shprehura në letrën tuaj dhe që Abetarja dhe Fletorja e Punës të riprodhuara, të mënjanojnë simbolet kombëtare dhe shtetërore”.

Ramiz Alia, stari i një mbrëmjeje nja 10 vjet më parë

Postuar në 07 Tetor, 2011 04:23

Ka qenë një veprimtari e organizuar në Pallatin e Kongreseve. Nuk më kujtohet saktësisht se ç’veprimtari ish, por duhej të ish me simbolikë nacionale a shtetërore, pasi ndodhej aty i gjithë establishmenti politiko-kulturor i vendit. Nuk mbaj mend as vitin, por di që në pushtet kanë qenë socialistët. Ramiz Alia, i shoqëruar nga vetëm një person, u dha në holl mes të ftuarve të fundit. Nuk iu desh të bënte shumë hapa, pasi i zuri rrugën një grup prej 3-4 deputetësh të majtë. Qëndroi me ta një copë herë, por më pas nuk mundi të lëvizte nga ai vend.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme