Shqiptarët kanë zënë të kërkojnë azil

Postuar në 08 Tetor, 2011 02:54

Është e disata herë që flitet për rritjen e numrit të shqiptarëve që kërkojnë azil në vende të ndryshme të Europës. Në vend që kjo dukuri të shënonte një zbutje pas paralajmërimeve të para, të cilat janë shoqëruar dhe me kërcënimin për rikthimin e regjimit të vizave, ka ndodhur e kundërta. Numri i azilkërkuesve është rritur. Ndërsa në 6 muajt e parë të vitit 2011 janë shënuar mesatarisht rreth 25 aplikime në muaj, dy muajt e fundit kanë shënuar një rritje të befasishme të numrit të aplikimeve për azil nga shtetasit shqiptarë. Në gusht numërohen 50 kërkesa dhe në shtator shënohen 84 të tilla. Vetëm në ditët e para të muajit tetor janë regjistruar rreth 40 kërkesa të tjera.

Fillimisht shqiptarët po dalloheshin për frymën e respektimit të regjimit të ri të vizave dhe për faktin që mungonin kërkesat për azil, gjë që na befasoi të gjithëve. Duket se gjithçka ka ndryshuar pas acarimit të krizës politike dhe ekonomike, që ka pllakosur në Shqipëri. Nëse numri i kërkesave për azil nga ana e shqiptarëve do të shënojë rritje, nuk është çudi të ndodhë një rikthim tek regjimi i vjetër me vizat që merreshin nëpër ambasada. Ose tek një regjim i ndërmjetëm.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.