Arkiv-Lajme
Gjysma e çmimit të karburantit vjen prej taksave
Ju kujtohet se me çfarë çmimi e blini karburantin? Me siguri, që po. Nuk mund të mos e dini. Karburanti na është bërë si buka, si perimet, e si mallra të tjera të “shportës”. Deri para ca vitesh nuk ishte kështu, dhe jo vetëm sepse çmimi ka qenë më i ulët, shumë më i ulët, por edhe sepse karburanti ishte një problem (nëse ka qenë problem) për pakicën. Shumica nuk kanë patur makina.
Superproces apo superfarsë?
“Superproces” ishte quajtur në një agjenci online të informacionit gjyqi në ngarkim të atyre që janë arrestuar si përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, ku gjetën vdekjen 26 vetë e ku u plagosën disa qindra të tjerë. Por merret vesh se ka një teprim në këtë mes. Mund të flitet për një “superngjarje” (atë të marsit 2008, në Gërdec), por është vështirë të flasësh për një superproces.
Mali i Bardhë, fshati që don të falet edhe në kishë, edhe në xhami
Punët e feve janë shumë të ngatërruara në Shqipëri. Por jo problematike. Është provuar shpesh që nuk janë problematike, por në linkun http://kosova.albemigrant.com /?p=35610 bëhet fjalë për një provë të n-të. Në një fshat, banorët e të cilit janë në masën 95% myslimanë, është festuar Shën Mëhilli në kishën e fshatit. Fshati quhet Mali i Bardhë, dhe është në Kurbin.
Rama pranon të përballet me Saliun vetëm në 'logun e burrave'
Në një prononcim për Top Channel, Ambasadori amerikan Arvizu u shpreh kështu për sfidën që Rama i ka bërë Berishës në lidhje me një debat publik: “Kam dëgjuar pak për këtë propozim, por nuk kam patur mundësi ta studioj me hollësi. Unë qartazi mendoj se ky debat apo diskutim nuk është ide e keqe. Kam dashur dhe shpresuar që të kishte më shumë mundësi për debat qysh gjatë zgjedhjeve vendore që kaluan. Megjithatë shikoj diçka të mirë, një vlerë në këtë propozim.
Lëvizja “Occupy Wall Street” trazon New York-un
“Occupy Wall Street” është emri i protestës që ka nisur në New York nja dy javë më parë, bash në momentin që një revistë, AdBuster, lëshoi apelin në twitter për të dalë e për të ngritur zërin kundër pasojave të krizës. Në atë moment u shënua starti i një lëvizjeje, që në të vërtetë nuk ka të bëjë më me çështje të veçanta, por ka marrën formën e një proteste dhe opozite kundër një padrejtësie e pabarazie që përfaqësohet nga Wall Street-i dhe nga aleatët e tij në Washington.
Ndarja e Kosovës, një atout që s’po jep frute
Diplomacia e fuqive të mëdha as që e çon nëpër mendje opcionin e ndarjes së Kosovës në përpjekje për të qetësuar gjakrat mes shqiptarëve e serbëve e për t’i bërë serbët të çlirohen njëherë e mirë prej gjyles së Kosovës. “Të gjitha opcionet janë të mundura e të diskutueshme, me përjashtim të ndarjes”, duket se duan të thonë perëndimorët me reagimin e tyre përballë idesë bajagi provokative të hedhur kohët e fundit si një atout prej presidentit serb Boris Tadiç.
Opozita, pëllumba e fajkonj
Brenda opozitës ka një linjë të fortë radikale, që kërkon të shndërrohet në mainstream, në qasje normale, në mënyrë sjelljeje në marrëdhëniet me maxhorancën, e cila e trashi zullumin së fundmi edhe – sikur të mos ishin mjaft zullume të mëparshme – me vjedhjen e zgjedhjeve në Tiranë. Disa aleatë të socialistëve, e ndoshta edhe socialistë tek-tuk, janë duke menduar se Rama po bën lojtarin e ftohtë e racional në një rrethanë të nxehtë e irracionale; nga ana tjetër, është shumë vonë, sipas tyre, për të bërë pëllumbin e qingjin, pasi Berisha ka bërë ç’ka dashur e ka marrë ç’ka synuar.
Edi Rama fton Berishën në “duel”
Në blogun e tij të radhës, Edi Rama e fton Berishën të debatojë me të publikisht për paktin e tij 10-pikësh. Ai shkruan: “Është koha kur Shqipërisë në udhëkryq i duhet një debat publik, ku Saliu dhe unë duhet të dalim të dy para shqiptarëve që përfaqësojmë dhe të ballafaqojmë ato që ata i dëgjojnë prej nesh veç e veç. Le të vijë e t'm’i thotë në sy ato që flet gojështhurur lartë e poshtë për bllokimin e vizave, bllokimin e integrimit, bllokimin e reformave dhe le ta debatojmë para shqiptarëve ofertën tonë, pikë për pike nga 1-shi tek 10-ta.
Avokati i Popullit: Rruga e Kombit po ha kokat e shqiptarëve
Zyra e Avokatit të Popullit i ka kërkuar Drejtorisë së Rrugëve të marrë masa për një nga akset rrugore më të rëndësishme të vendit, atë Durrës-Kukës-Morinë. Kjo kërkesë e Avokatit të Popullit vjen pas një vëzhgimi që është bërë në këtë aks rrugor, i cili ka nxjerrë në pah një bilanc të frikshëm të aksidenteve të ndodhura vitet e fundit, ku numërohet një numër i madh të aksidentuarish me vdekje.
Rruga bëhet e përpjetë për Obama-n
Janë momente të vështira për Barack Obama-n. Erërat nuk fryjnë më në favor të tij. Të paktën, jo si qëmoti. E dinë të gjthë këtë gjë. E di dhe Obama, që nuk ka nguruar ta shprehë. Ka organizuar një darkë elektorale në shtëpinë e tij private në Georgetown, Washington, ku ka ftuar mbështetësit e tij më të njohur e më të flaktë, dhe aty ka pranuar me zë të plotë se “rizgjedhja për në postin e presidentit do të jetë një punë e vështirë, pasi ekonomia është ende duke dalë nga kriza e recesioni. Ka vetëm një mënyrë për të fituar.