Arkiv-Lajme
Censusi në Maqedoni. MINA: shqiptarët në panik, nuk janë 25 %
MINA, një agjenci maqedonase lajmesh në një raport të sajin merret me çështjen e censusit. Ashtu si Shqipëria, pas dy ditësh Maqedonia ka censusin e saj dhe ashtu si Shqipërisë edhe Maqedonisë i duhet të përballet me kontroversialitetin e regjistrimit të popullsisë. Sipas MINA-s qeveria shqiptare ka vendosur të mos i numërojë minoritetet e saj (!!!) ndërsa shqiptarët e Maqedonisë kanë shtypur butonin e panikut në lidhje me censusin duke kërkuar që të numërohen të gjithë shqiptarët: të gjallë, të vdekur, ata që s’janë nënshtetas dhe ata që nuk jetojnë në Maqedoni.
Fidel Castro: Obama është budallá
Fillimisht ishte Presidenti Obama që tha se “jemi të hapur ta ndryshojmë politikën tonë ndaj Kubës, por kubanezët duhet të japin prova se duan të ndryshojnë”. Nuk është ndonjë gjë e re dhe e padëgjuar. Këtë gjë duhet ta kenë thënë shumë amerikanë të tjerë përpara Obama-s. Por Fidel Kastro, udhëheqësi emeritus i Kubës, është revoltuar sikur ta kish dëgjuar për herë të parë. Dhe është ulur të shkruajë një artikull në gazetat e kontrolluara nga partia.
Vrasja e dëshmitarit X kundër Limajt, familjarët akuzojnë EULEX-in
Mediat kosovare, por edhe Radio Europa e Lirë, njoftojnë se është gjetur i vrarë Agim Zogaj, i njohur ndryshe si dëshmitari X ose njeriu që do dëshmonte në gjyqin e Fatmir Limajt. Faktin e vdekjes së Zogajt e ka konfirmuar edhe EULEX, por pa dhënë detaje mbi një vdekje që në fillim u raportua si vetëvrasje. Fillimisht gazeta ‘Express’ njoftoi se Zogaj u gjet i vetëvrarë në shtëpinë e tij në Prizren, por një media tjetër e Prishtinës, bazuar në burime policore e hodhi poshtë këtë duke raportuar se në Prizren nuk kishte patur të vetëvrarë gjatë 24 orëve të fundit.
Maxhorancë-opozitë, sherri vazhdon
Maxhoranca e ka shpërfillur paktin e ofruar nga opozita. Berisha i skualifikoi një e nga një pikat e paktit, dhe la vetëm dy si të mundshme për t’u negocjuar. Qëndrimi i tij ishte në vazhdën e arrogancës së njohur. Por opozita nuk po i lë gjë mangut kësaj arrogance. Në seancën e sotme parlamentare, Gramoz Ruçi e ka bërë të qartë se “nuk kanë ndërmend të votojnë ligjet që kërkojnë 3/5 e votave, nëse nuk merret një përgjigje serioze mbi paktin e ofruar”. “Ne nuk do bëjmë lojën e kryeministrit”, ka thënë ai në thelb.
Qytetarët e botës në protesta
Po regjistrohen protesta në të gjithë botën. Lëvizja Los Indignados, që shoqëroi e pasoi pranverën arabe, nuk mbeti e izoluar në Spanjë; nga ana tjetër, ajo nuk ishte e thënë të ngjiste vetëm në Greqi, ku të protestosh është gjëja më e lehtë në këto kohë krize të pashembullt; javën e shkuar fryma e saj mbërriti edhe në Wall Street, ku personifikohet kapitalizmi i kohëve moderne i dominuar nga spekullatorët e nga CEO-t e paguar më tepër se sa Leo Messi e Kobe Bryant.
Si na shohin të huajt: bufi i stemës së Bylisit të Ballshit
WSC (When Saturday comes), një revistë sportive që tregon se anglezët, përveç futbollit, kanë të zhvilluar edhe fantazinë mbi të, merret edhe me dekodimin e stemave të klubeve të futbollit. Këtë javë ka pikasur emblemën e ekipit shqiptar të futbollit ‘KF Bylis’, e cila ka në qendër një buf. “Nuk e di si i bëjnë gjërat në Shqipëri, por nuk i bëjnë njëlloj si ne këtu. Të vendosësh një buf me probleme përqendrimi në qendër të stemës së një klubi futbolli, duket si tërheqje vëmendjeje në drejtimin e gabuar”. Kështu e nis dekriptimin e simbolikës së Bylisit, Cameron Carter i WSC-së.
Arjan Selimi ka qenë në arrest shtëpie; e vranë në rrugë
Dje dhe sot ka patur një lajm kryesor: egzekutimi i Arjan Selimit. Dhe me të drejtë faqet e para të të përditshmeve kanë patur në fokus këtë ngjarje. Por në mënyrën më të habitshme lihet pa u përmendur një detaj “i vogël”: Arjan Selimi është vrarë, ndërsa ka qenë në arrest shtëpie. Në këtë kuptim, është njësoj si të jetë vrarë në burg. Me fjalë të tjera akoma, është njësoj si t’ia kenë vrarë shtetit në duar.
Të ardhurve në Tiranë u duhen rreth 10 vjet të integrohen socio-ekonomikisht
Ky ishte përfundimi që kishte arritur Instituti “Agenda” në studimin “Projekt Tirana”, të financuar nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung (FES). Rezultatet e studimit i paraqiti sot në hotel “Tirana Internacional” drejtori ekzekutiv i Insitutit “Agenda”, Arbjan Mazniku. Metodologjia e studimit ishte bazuar në dy forma kërkimi: intervista në terren dhe kërkimi analitik (analiza e të dhënave ekzistuese makro-ekonomike, strategji e politika në zbatim, raporte ecurie, etj).
Një kongres partie, ku ndodhin gjëra
Në Liverpool po mbahet një kongres i laburistëve anglezë. Janë të bukur kongreset e partive të rëndësishme në vendet perëndimore, pasi janë realisht vendi ku njerëzit ballafaqojnë idetë, ku leadership-i vihet nën darët e presionit nga poshtë, e ku nga foltorja mund të bëjë përshtypje një delegat i thjeshtë po aq sa (ndoshta më shumë se) edhe kryetari i partisë. Ju thotë gjë emri Rory Weal? Deri mbrëmë, me siguri nuk ju ka thënë asgjë. Ndoshta ende nuk e keni dëgjuar si emër. Është një 16 vjeçar, që u bë krejt papritur ylli i kongresit të Liverpool-it.
Deklarata të papërgënjeshtrueshme të Berishës
“Ka një kabllogram të tmerrshëm për Edi Ramën. Ky kabllogram nuk është botuar, dhe ai ka frikë se mos ia përdorim. Por ne nuk do ia përdorim” – kjo ishte një nga deklaratat e Berishës në një intervistë dhënë televizionit ABC. Njerëzit mund të pyesin, se ç’mund të jetë vallë ky kabllogram, por bën vaki që Berisha t’ia ketë futur kot, bën vaki që të ketë hedhur një frazë, e cila mund të provokojë publikun, por të cilën nuk ka arsye ta përgënjeshtrojë askush. E kush mund të dalë e të thotë se “jo, s’është e vërtetë, nuk ka asnjë kabllogram”?